Drift me Mercedes në Korçë/ Policia i heq patentën 22- vjeçarit dhe e gjobit rëndë(Video)

Bllokoi qarkullimin e lirë të mjeteve për të kryer manovra të rrezikshme (drift) me automjet, prishi qetësinë publike identifikohet, kapet dhe procedohet penalisht 22-vjeçari, drejtuesi i automjetit. Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një drejtues automjeti, i cili në lagjen nr. 6,

kishte bllokuar rrugën pasi po kryente manovra të rrezikshme (drift)

me automjet duke shkaktuar prishje të qetësisë publike dhe duke u bërë burim aksidenti për vete dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, si dhe falë bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, bënë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e shtetasit Dh. N, 22 vjeç, që shafqet në video.

Ndaj 22-vjeçarit, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Gjithashtu nga shërbimet e Policisë Rrugore u vendos masa administrative me vlerë 40 mijë lekë të rinj, për shkelje të nenit 139, pika 3, të Kodit Rrugor, si dhe i’u tërhoq leja e qarkullimit. Drejtoria Vendore e Policisë Korçë falënderon qytetarët për besimin dhe i fton ata që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë, në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke u siguruar reagim të shpejtë, profesional dhe të paanshëm. Gjithashtu, apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: