Portieri polak jep verdiktin për jashtokesorin nga Shkupi qe ngriti peshe Shqiptarinë: “Ishte fenomenale …

Jasir Asani shënoi supergolin e parë ndaj Polonisë në fitoren 2 me 0 të Shqipërisë. Pas ndeshjes, ai foli për mikrofonin e Tv Klan dhe tha se Shqipëria e meritoi fitoren. “Me rëndësi është fitorja, sepse me të vërtetë e merituam fitoren. Doja një herë kros me dhënë, por fusha shumë e keqe më mirë me godit. Ishalla gjithë shqiptarët anembanë botës janë gëzuar.

Kam pasur bisedime me FSHF edhe më përpara, por s’ka qenë momenti.

Unë dua ta falenderoj Sylvinho. Unë e falenderoj nga zemra sepse ka bërë një kombëtare shumë mirë dhe duhet të vazhdojmë kësshtu sepse kemi dhe 3 ndeshje akoma. Unë e kam shënuar golin por merita është Sylvinho, dhe e kolektivit, merita e parë është e stafit”.

Pas përfundimit të pjesës së parë, kamerat fiksuan Jasir Asanin dhe portierin çek. Por çfarë biseduan, na e zbulon Jasir Asani.

“Më tha që goditja ishte fenomenale, s’e prisja që do godisje në atë pozicion. Unë i thashë që e pashë që lëvize 1 sekondë para”, tregoi Asani për mikrofonin e Tv Klan.

Jasir Asani në dhomat e zhveshjes❤️🇦🇱

Nga Struga për të ndjekur Shqipërinë/ Tifozi ultras: “Jam atje ku gëzon Shqiptari i Nishit, i Tetovës, i Tironës apo i Ulqinit…

Mes mbështetësve të Kombëtares është edhe ky tifoz i veçantë, i cili ka ardhur nga Struga. Në një prononcim për Klan News, ai thotë se Kombëtarja Shqiptare i bën që të harrojnë problemet për disa minuta. Ndërsa për të pikturuar flamurin kuqezi në fytyrë, ai shprehet se iu deshën 3 orë.

Nga ke ardhur sot?          
Unë jam shqiptar i Strugës. Dhe jam atje ku është Kombëtarja. Aty ku gëzon ai shqiptari i Nishit, shqiptari i Tetovës, shqiptari i Tironës, po njëjtë si ai shqiptari nga Ulqini.

Si ndiheni sot në këtë atmosferë të zjarrtë pasi po shohim që tifozët kuqezi i kanë “vënë zjarrin” Tiranës në një lloj mënyre? -Këtu plotësohem, këtu jam vetëvetja. S’di çtë them, është një kënaqësi kur sheh. Ne si komb kemi shumë halle, e dimë këtë punë, e di ti, e di unë, e di dhe ai që sheh aty, por Kombëtarja, tifozët madhështorë na lënë për disa minuta t’i harrojmë ato hallet që i kemi. Edhe unë e di, edhe unë kam hallet e mia, por kjo është ajo dashnia, është çdo gjë.

Sa orë të është dashur për të pikturuar këtë simbol shumë të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët?    
 –
Unë këtë e bëj që nga 2013, në fillim diku 5 orë e gjysmë, kurse tani jam bërë profesionist, diku rreth 3 orë. Por jo aq shpejt sa Kombëtarja që do japë sonte gol. Mendoj që në minutën 22’ do shënojë prapë ky mbrapa (Bajrami).

Cili është mesazhi juaj për të gjithë ata që sot do ndjekin Kombëtaren qoftë në stadium por edhe nga ekrani i televizionit?      
 –
Sa më shumë dashuri për shqiptarët, e vetmja kjo.

Fitore madhështore/ Kuqezinjtë mundin 2-0 Poloninë dhe marrin kreun e grupit ,drejt EURO 2024

Në një Air Albania në kapacitetin maksimal dhe nën një atmosferë të zjarrtë, Shqipëria arrin një fitore me aromë Europiani. Kuqezinjtë e trajnerit Sylvinho nuk zhgënjejnë përballë tifozerisë së tyre dhe mposhtën me shifrat 2-0, Poloninë. Nga një gol për pjesë i mjaftoi Shqipërisë që aktualisht është në krye të Grupit E në kuotën e 10 pikëve.

Sa i takon ndeshjes, ajo nisi me të dyja skuadrat duke studiuar njëra-tjetrën teksa kuqezinjtë ishin me fat kur në minutën e 23-të, VAR anuloi golin e polakëve me anë të Kiwior.

Një pozicion jashtë loje që nuk ishte vënë re nga arbitri spanjoll në fushë, u kthye nga teknologjia. Një episod që duket se zgjoi lojtarët e kombëtares që në 36-tën provuan me Asllanin. Por, kjo ishte vetëm një provë pasi një minutë më mbrapa, Jasir Asani “elektrizoi” Air Albanian. Me një goditje mjeshtërore, “alla Roben”, shtangu portierin Szczesny dhe ndezi festën në impiantin kombëtar.

Kontrolll dhe mbrojtje perfekte e topit në zemrën e mbrojtjes kundërshtare dhe më pas një goditje që nuk i lë shans Szczesnyt. Festë e jashtëzakonshme për Dakun që heq fanellën dhe shpërthen në gol për golin e parë si kuqezi.

Pjesa e mbetur nuk dhuroi më gola dhe ndeshja përfundoi me shifrat 2-0, një fitore kjo që e afron Shqipërinë me Euro 2024 që zhvillohet në verën e ardhshme. Sfida tjetër është në muajin tetor ku presim Çekinë në Air Albania, ku sigurisht do të duhet edhe një tjetër sforco për ëndrrën e madhe.

FT SHQIPËRI-POLONI 2-0
37′ Asani, 62′ Daku

FORMACIONET ZYRTARE:

SHQIPËRIA: Strakosha, Mitaj, Gjimshiti, Ismajli, Hysaj, Asllani, Ramadani, Bajrami, Uzuni, Asani, Cikalleshi
Trajner: Silvinjo

POLONIA: Shezni, Berezinski, Kedziora, Bednarek, Kivior, Kesh, Zimanski, Zielinski, Kryçoviak, Kaminski, Levandovski
Trajner: F. Santos

‘Prindërit në rrugë’/ Vajza e përlotur: “Jetojnë në magazinë, urinojnë në fushë…

Gjykata ka vendosur se shtëpia e babait të Majlindës dhe Ermonetës i përket nipërve e mbesës së tij. Tani zoti Ali dhe bashkëshortja e tij, Zymbylja jetojnë në një magazinë në kushte shumë të vështira. Dy motrat erdhën në “Shihemi në Gjyq” me akuza të forta ndaj njëra-tjetrës dhe ngulmojnë se babai i tyre nuk ka firmosur asnjë dokument.

Nga ana tjetër, ndërmjetësja e rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Eni Çobani zbulon edhe një dokument të lëshuar nga kryeplaku i fshatit Lapardha në Berat se shtëpia në fjalë është e ndarë mes zotit Ali dhe vëllait të tij të ndjerë, Ramadanit.

E ngarkuar emocionalisht nga situata dhe nga fakti që më herët gjatë lidhjes telefonike gjatë seancës me Eglantinën, vajzën e xhaxhait të tyre, kjo e fundit ndërpreu telefonatën, Majlinda ka një thirrje për të.

Majlinda: I besova djemve të xhaxhait se thashë nipërit t’ia bëjnë babait tim këtë se nipërit… xhaxhai është i babait, si mund ta nxjerrë nipi xhaxhain përjashta? Prandaj zonja Eni, i bëj thirrje Eglantinës…

Eni Çobani: Zonjë, nipi ka hapur gjyqin. Pra si s’do ta nxirrte nga shtëpia? Që në momentin që ti shikon që nipi hap gjyq për xhaxhain 80 vjeç, atëherë ti duhet të vish me vrap nga atje ku je dhe të ndjekësh babain.

Majlinda: Nuk e dija zonja Eni. I bëj thirrje Eglantinës nga kjo sallë kaq e mrekullueshme, i them ti ke vërtet një pëqrfaqësues ligjor, por në të vërtetë a është prona jote ajo Eglantina? A e gëzon dot atë pronën e babait tim që e ka bërë me gjak, e ka bërë me djersë që shpirti i tij e di? Për atë djalin të mendosh që i ka ikur djali 23 vjeç?

A mendon që i ke bërë dhunë psikologjike Eglantina, atij babait tim dhe vajzave të tij? Dhunë psikologjike, ma ke çuar në gradë të fundit ma ke çuar dhe thua je i sëmurë! Ma ke çuar babain në fushë, del babai im nëpër fusha, rri në buzë të lumit atje dhe ti më del atje tundesh! Ti ke faj! Tallet Eglantina me prindërit e tu e të mitë!

Prej 7 vitesh Majlinda është larguar drejt SHBA dhe i ka lënë të drejtën e kujdesit për dy prindërit, motrës së saj, Ermonetës. Në “Shihemi në Gjyq” dy motrat ndodhen përpara një vendimi të formës së prerë ku prindërit e tyre kanë dalë nga shtëpia sepse fëmijët e xhaxhait të vajzave kanë fituar të drejtën e pronësisë së shtëpisë.

Dy vajzat u shprehën gjatë rubrikës së programit nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan se nuk kanë ditur asgjë pasi babai nuk iu tregonte. Ndërkohë Ermoneta shton se mendonte që arsyeja që babai i saj 78-vjeçar shkonte në gjykatë ishte një urdhër mbrojtjeje që kunata e tij kishte kërkuar për të. /Tvklan

‘Ti Shqipëri më jep nder, me jep emrin Shqiptar’/ Kuqezinjtë nga lugina e Preshevës ndezin atmosferën në Tiranë

Kryeqyteti është përfshirë nga një atmosferë e zjarrtë festive, teksa jemi në pritje të ndeshjes me Poloninë në stadiumin “Air Albania” në 20:45 të mbrëmjes së sotme. Qindra tifozë kuqezi kanë mbushur rrugët dhe lokalet përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” duke kënduar këngët patriotike që tashmë janë kthyer në himn dhe shoqërojnë kombëtaren shqiptare ngado.

Rreth 300 tifozë kanë mbërritur në Tiranë nga Lugina e Preshevës, në mbështetje të kuqezinjve.

Olti Curri bën deklaratën e fortë në Love Island: “Vajzat shqiptare lidhen me drejtora banke dhe shkojnë me badigardin…

Prime i djeshëm i Love Island Albania ka patur surpriza. Për herë të parë u prezantuan dy opinionistët e Love Island, të cilët janë Olti Curri dhe Dalina Buzi. Të pyetur në lidhje me çiftet që janë krijuar paraprakisht në vilën e dashurisë ata u shprehën:

Dalina: Çiftet e para u formuan nga pamja fizike.

Olti: Është standard për vajzat e Shqipërisë që të lidhen me drejtora banke dhe të bëjnë seks me badigardin.

Sjellim në vëmendje se në fillim të Love Island u krijuan 5 çiftet e para, por gjatë javës së parë si e kemi parë edhe në episodet ditore 3 prej tyre janë ndarë.

Përkatësisht:

Amadea dhe Salion

Artemis dhe Aleksandros,

Sofiela dhe Arlind.

Pas futjes së ‘bombshell’ Gleni mbeti ‘single’ dhe i është lënë një javë kohë që të zgjedhin një nga vajzat e vilës, për të vazhduar rrugëtimin.

Atmosferë e zjarrtë para duelit me Poloninë…/Tifozën kuqezi dynden nga të gjitha trevat drejt Tiranës…

Tradita e tifozëve që dynden nga të gjitha trevat drejt Tiranës vazhdoi edhe për duelin vendimtar me Poloninë. Hyrja më e madhe e tifozëve kuqezi ka qenë në pikën e kalimit kufitar të Morinës, me mbështetësit nga Kosova që nisën rrugëtimin e tyre në numër mjaft të lart.

Të gjitha biletat në Arenën Kombëtare janë shitur dhe në stadium do të jenë 20 mijë tifozë në mbështetje të skuadrës kuqezi.

E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare aktori, Lutfi Hoxha….

Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare aktori i mirënjohur i skenës dhe ekranit shqiptar, Lutfi Hoxha. Lajmin e trishtë e ka dhënë Teatri i Durrësit, i cili njofton përmes një postimi në rrjetet sociale këtë të diel se homazhet për aktorin e ndjerë do të mbahen nesër në hollin e teatrit “A. Moisiu”:

Qofsh i dritës engjëll i mirë e i bardhë. Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga gjiri ynë artistik i xhevahirit të fundit të plejadës së artë të teatrit “Aleksandër Moisiu”. Lutfi Hoxha e jetoi këtë jetë në skenë, aty ku dha gjithçka”.

Mbi 100 role në teatër dhe afro 17 në kinematografi përbëjnë gamën e jetës së tij artistike. Disa prej filmave në të cilat ka interpretuar janë “Rrugicat që kërkonin diell”, “Detyrë e posaçme”, “Thirrja”, ”Shoku ynë Tili”, “Pylli i lirisë”, “Tinguj lufte”, “Nata e parë e lirisë”, “Ne dhe Lenini” etj. Dalja në pension nuk i solli apati profesionale, përkundrazi. Vijoi t’i përgjigjet ftesave të regjisorëve. Luajti në “Qytet pa dashuri” të Bashkim Hoxhës, “Trokitje në dyert e dhimbjes” nga Serafin Fanku, monologun e Edipit në “Edipi Mbret”, “Nuk paguajmë, nuk paguajmë” të nobelistit Dario Fo, në komendinë “Dy vëllezër e gjysmë”, si dhe në Teatrin Kombëtar “Korbi i bardhë”.

Lutfi Hoxha kishte marrë titujt: Qytetar Nderi i Durrësit, Mjeshtri i Madh dhe Artisti i Merituar!

Kapet 30 vjeçari në Pogradec /Po transportonte 29 emigrantë të paligjshëm me fugon…

Një 30 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Pogradecit pasi akuzohet se po transportonte me makinë 29 emigrantë të paligjshëm. 20”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit, është vënë në pranga

I riu i cili kishte brenda furgonit të tij 29 emigrantë që do të kalonin ilegalisht kufirin.

Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe provat e siguruara, rezultoi se 30-vjeçari do t’i transportonte emigrantët, kundrejt pagesës, me qëllim që të kalonin në mënyrë të paligjshme drejt vendeve të BE-së.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe 1 aparat celular. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Aksident në Leskovik, makina përplas të moshuarin…

Një aksident ka ndodhur në Leskovik, ku një 68-vjeçar ka përplasur me makinë një këmbësor. Bëhet fjalë për shtetasin K.P nga Çarçova, Përmet i cili po udhëtonte me automjetin tip “Ford”, i cili përplasi këmbësorin B.C 74 vjeç nga Leskoviku. Ky i fundit është dërguar menjëherë në spitalin e Ersekës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Kolonjë/Informacion paraprak

Më datë 10.09.2023, rreth orës 13:20, në Leskovik, automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin K. P., rreth 68 vjeç, banues në Çarçovë, Përmet, ka përplasur këmbësorin B. C., rreth 74 vjeç, banues në Leskovik, i cili u dërgua në spitalin e Ersekës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Shumë pranë historisë/ Kombëtarja synon 3 pikët ndaj Polonisë në “Air Albania…

Shqipëria marshon drejt objektivit për të prekur për të dytën herë në histori finalet e kampionatit Europian. Kombëtarja kuqezi ndodhet në një nga momentet më të rëndësishme, teksa të dielën në orën 20:45 do të luajë një nga përballjet më deçizive në këtë edicion kualifikuesesh. Skuadra e Sylvinhos do të presë Poloninë në “Air Albania”,

rivalin e vetëm që në gjysmën e parë të kualifikueseve ka mundur të marrë pikët të plota ndaj kuqezinjve, në ndeshjen e luajtur në Varshavë.

Megjithatë, kuqezinjtë ndodhen në vendin e dytë me një pikë më shumë se polakët dhe vijnë të entuziazmuar pas pikës së marrë në Pragë ndaj kryesuesve të grupit, Çekisë. Një udhëkryq shumë i rëndësishëm që mund të lehtësojë ndjeshëm llogaritë e kualifikimit për në finalet e europianit, nëse kuqezinjtë do të marrin 3 pikët në këtë sfidë.

Stadiumi i kryeqytetit pritet të kthehet në një “vullkan të nxehtë”, pasi të gjitha biletat janë shitur prej kohësh. Besimi është i lartë se këtë herë ndaj Polonisë në fund do të jenë kuqezinjtë ata që do të festojnë, teksa synohet me çdo kusht një rezultat pozitiv.

Stolat bardhekuq e fushë fantastike/ Kf Maliqi nxerr pamjet e stadiumin të rinovuar(Foto)

Situata me stadiumet dhe tapetet është një çështje problematike në futbollin shqiptar. Kur edhe një impiant si ‘Air Albania’ ka probleme me barin, imagjino së çfarë ndodh me stadium të tjera. Mirëpo, ka dhe nga ata skuadra që i kanë bërë ‘yzmetin’ kësaj pune. I tillë është edhe KF Maliqi.

Klubi juglindor ka publikuar disa pamje fantastike të stadiumit “Jovan Asko” ku do të luajnë edhe ndeshjet e këtij sezoni. Tapeti i fushës në gjëndje fantastike dhe montimi i stolave të rinj bardhekuq në tribuna i japin një pamje mahnitëse këtij impianti modes por mjaft komod për të luajtur ndeshje të Kategorisë së Dytë.

Maliqi tashmë bëhet gati të nisë sezonin e ri futbollistik në Grupin A të Kategorisë së Dytë. Java e parë do të jetë pushim për ta, sipas shortit, ndërsa sezoni do të ‘nisë’ me Orikun pikërisht në këtë stadium.