Detaje të reja janë mësuar nga atentati në Vlorë, mësohet se viktima, Laert Keka rezulton se kishte qenë i dënuar për bashkëpunim në një vrasje. 41-vjeçari është qëlluar nga një person i maskuar i cili ka zbritur nga makina dhe ka qëlluar në drejtim të 41-vjeçarit.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 21:50, në lagjen “28-Nëntori”, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi L. K., 41 vjeç.
Nga kontrolli i zonës, në aksin rrugor “Kotë- Sevaster”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një automjet tip “Audi”, duke u djegur. Janë ngritur menjëherë pika kontrolli në hyrje/daljet e qytetit të Vlorës dhe në akset “Vlorë-Fier”, “Vlorë-Tepelenë” dhe “Vlorë-Himarë”.


Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.