I mbijetoi operacionit dhe luftoi me sëmundjen ,Genc Fuga shoqëron fëmijët në shkollë…

Aktori i njohur shqiptar, Genc Fuga luftoi me sëmundjen dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të një goditje në tru. Operacioni ka rezultuar me sukses, ku duket se gjendja e tij shëndetësore është e përmirësuar.

Së fundmi ai ka postuar një foto me dy vajzat e tij teksa i shoqëronte në ditën e parë të shkollës.

Një tifoze speciale/ Vajza e Sylvinhos në përkrahje të kuqezinjve

Shqipëria mori një fitore të madhe ndaj Polonisë mbrëmë në stadiumin “Air Albania”. Mijëra tifozë ndodheshin në tribuna për të ndjekur duelin, një ndër to ishte edhe vajza e Sylvinhos, Taty Mendes. Ajo ka ndarë një foto teksa shfaqet me kurriz dhe si mbishkrim për foton ka zgjedhur dy zemra kuqezi.

Gjithashtu përmes një postimi në InstaStory, Taty ka hedhur dhe një video ku shfaqet Sylvinho i cili takon të futbollistët e Kombëtares.

Kaq poshte kemi rene si popull?! Ulemi te pime kafe me miqte dhe ndizen kamerat dhe mikrofonat?

NGA: Suela DEMIRI

O ZOT MË MBRO NGA MIQTË SE NGA ARMIQTË MBROHEM VETË .E pabesueshme ajo qe me ndodhi mua, sot. Ulem në kafe me nje shoqe, dy muaj pa e takuar pasi kembenguli me telefonata dhe më ftoi. Disa here e vura re qe e drejtonte telefonin sikur po më filmonte e disa here e mohoi dhe unë e besova se kuptohet ishte pertej fantazise qe shoqja ime te me regjistroje.

Deri sa pa dashje ajo beri playback dhe degjova zërin tim. Po flisnim per jeten time, problemet e mia, vajzen time. Bisede tejet private që ajo po ia dergonte nje te treti. Nuk munda dot t’ia fshi nga celulari. Ajo eshte fizikisht më e forte se unë, por edhe shume më agresive. Po fshihte personin kujt po ia dergonte

Ndihem e neveritur, e tradhëtuar, e mashtruar!

Si ka mundesi qe shoqja jote e afert te spiunon?! E ndiej veten si personazh telenovele. Kaq poshte kemi rene si popull?! Ulemi te pime kafe me miqte dhe ndizen kamerat dhe mikrofonat????? Nuk ka më kod sjelljeje?? Etikë? Moral? Besë?

Buka qe ndajme, kafja qe pime etj, etj..! Sa bukur e nisa te henën! Shpall boterisht që Enver Hoxha nuk kishte faj, ne jemi nje popull spiunesh. Me erdhi ne mend komshia ime me telefon në pallat që ne komunizëm telefononte te Radio Korça e thoshte: ” Mos e merrni Suelën se e kishte giyshin bej” dhe pas 90tes, telefononte e thoshte: ” Mos e merrni Suelën në Radio se e kishte babain oficer”!

Tani e tutje kush ulet ne kafe me mua duhet te fike celularin. U bera pergjithmone me hije.

Moderatorja Korçare:”Shoqja me filmoi fshehtas, jemi popull spiunash…

Moderatorja e njohur Korçare Suela Demiri, me anen e nje statusi ne facebook ka treguar nje ngjarje te ndodhur mes saj dhe shoqeje te saj ne nje kafene ne kryeqytet. Sipas moderatores shoqja e saj gjate gjithe kohes ka tentuar ta filmojë me kameren e celularit, dhe filmimet ja dergonte nje personi te trete.

JA STATUSI I PLOTE:

O ZOT MË MBRO NGA MIQTË SE NGA ARMIQTË MBROHEM VETË .E pabesueshme ajo qe me ndodhi mua, sot. Ulem në kafe me nje shoqe, dy muaj pa e takuar pasi kembenguli me telefonata dhe më ftoi. Disa here e vura re qe e drejtonte telefonin sikur po më filmonte e disa here e mohoi dhe unë e besova se kuptohet ishte pertej fantazise qe shoqja ime te me regjistroje.

Deri sa pa dashje ajo beri playback dhe degjova zërin tim. Po flisnim per jeten time, problemet e mia, vajzen time. Bisede tejet private që ajo po ia dergonte nje te treti. Nuk munda dot t’ia fshi nga celulari. Ajo eshte fizikisht më e forte se unë, por edhe shume më agresive. Po fshihte personin kujt po ia dergonte

Ndihem e neveritur, e tradhëtuar, e mashtruar!

Si ka mundesi qe shoqja jote e afert te spiunon?! E ndiej veten si personazh telenovele. Kaq poshte kemi rene si popull?! Ulemi te pime kafe me miqte dhe ndizen kamerat dhe mikrofonat????? Nuk ka më kod sjelljeje?? Etikë? Moral? Besë?

Buka qe ndajme, kafja qe pime etj, etj..! Sa bukur e nisa te henën! Shpall boterisht që Enver Hoxha nuk kishte faj, ne jemi nje popull spiunesh. Me erdhi ne mend komshia ime me telefon në pallat që ne komunizëm telefononte te Radio Korça e thoshte: ” Mos e merrni Suelën se e kishte giyshin bej” dhe pas 90tes, telefononte e thoshte: ” Mos e merrni Suelën në Radio se e kishte babain oficer”!

Tani e tutje kush ulet ne kafe me mua duhet te fike celularin. U bera pergjithmone me hije.

Roza Lati: “Familja ime, janë dy qentë me të cilët jetoj…

Moderatorja Roza Lati nëpermjet disa fotove të ndara në Instagram zbuloi se kishte prerë flokët e gjatë. Ajo ka shpjeguar se ky veprim i saj erdhi pasi qeni i saj Sasha është diagnostikuar me tumor.

Arsyeja pse preva flokët: Sasha është diagnostikuar me tumor. Tumor në kockë të legenit.

Sasha ime është 8 vjeç. Nuk është plakë akoma…

Bashkëjetesa ime, familja ime që kur jetoj vetëm prej 8 viteve, janë këta të dy…

S’është bërë viti që futa në dhe… Pëtin e vogël… 21 dhjetor 2022”, ka shkruar Roza Lati në postimin e saj në “Instagram”, shoqëruar me foto të ndryshme të kafshëve të saj shtëpiake.

17 vite martesë dhe 4 fëmijë/ Gruaja :”Burri më tradhtoi me filipinasen…

Në moshën 17-vjeçare, familja vendosi që Soviana të kurorëzohej në një martesë me mblesëri. Ishte vjehrra e Sovianës ajo që kishte shprehur dëshirën që ajo të njihej me të birin e dy të rinjtë të kishin një marrëdhënie së bashku. Soviana kujton në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan momentin e parë të takimit me bashkëshortin e saj, Mikelin.

Ardit Gjebrea: Kur e pe Mikelin, kur u fejove apo që më përpara?

Soviana: Jo, kur jam fejuar e kam parë Mieklin. Ditën e fejesës. Jam fejuar në Tetor.

Ardit Gjebrea: Nuk e pe më përpara Mikelin?

Soviana: Jo, ditën e fejesës se nuk e njihja. Vërtet ishim në një lagje por nuk e njihja.

34-vjeçarja shpjegon se nga martesa e tyre erdhën në jetë 4 fëmijë. Ëndrra e Sovianës për të vazhduar universitetin u ndërprenë sepse familja kishte nevojë për kujdesin e saj. Mikeli bënte punë të ndryshme derisa i erdhi një ofertë pune për në Filipine që më pas shkaktoi një krisje në martesën dhe familjen e tyre.

Soviana: Shkoi në Filipine në muajin Shkurt 2020, kemi folur 2-3 muaj afërsisht, rregullisht. Pastaj filloi ato telefonatat më rrallë. E kuptova unë që mund të kishte diçka.

Ardit Gjebrea: Me shqiptare apo me filipineze?

Soviana: Me filipineze. Kaluan gati 2 vjet.

Ardit Gjebrea: Po me fëmijët nuk komunikonte?

Soviana: Jo. Unë gjeja mundësinë gjithmonë që ai të fliste me fëmijët nëpërmjet rrejeteve sociale, mund të fliste 10 ditë maksimumi, pastaj…shkëputej prapë. Kjo ka vazhduar derisa vendosja të ikja në Francë me fëmijët për një të ardhme më të mirë për ata, por sa kam qenë në Vlorë unë e kam pasur vjehrrën dhe vjehrrin gjithmonë afër.

Ardit Gjebrea: Tani ti u divorcove me Mikelin apo jo?

Soviana: Po, u divorcova. Në momentin që unë e mora vesh se ai nuk shikonte fëmijët, nuk na shikonte ne atëherë unë duhet të bëja diçka sepse 4 fëmijë t’i rritësh vetëm nuk është e lehtë./tvklan.al

Lewandowski: “Humbja me Shqipërinë është një turp ,duhet ti kërkojmë falje tifozëve…

Robert Lewandowski dha një intervistë për mediet polake pas humbjes 0-2 ndaj Shqipërisë në “Air Albania”. Në prononcimin e tij ylli polak theksoi se është turp ky rezultat ndërsa i shkatërruar pas humbjes nga Shqipëria, zëri i tij po dridhej.

Ditët e fundit iu kushtuan kryesisht kombëtares, pasi në shtator luajtëm dy ndeshje të eliminatoreve të Euro 2024.

E para, edhe pse pas një loje të dobët, përfundoi me fitoren 2-0 ndaj Ishujve Faroe. Ndeshja tjetër është një turp i plotë me Shqipërinë, pasi humbëm 0-2″ .Duhet t’u kërkojmë falje tifozëve dhe ndihem personalisht përgjegjës për këtë”– tha Lewandowski.

Me 15 mijë euro të padeklaruara ,ndalohet 54 -vjeçarja në Kapshticë …

Sekuestrohen 15 000 euro, procedohet penalisht 54-vjeçarja që nuk i deklaroi. Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, krahas angazhimit për të ofruar shërbim korrekt, për shtetasit që hyjnë ose dalin në këtë pkk, vijojnë punën parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Në kuadër të kontrolleve të shtuara për këtë qëllim, bazuar dhe në analizën e riskut, në dalje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit të ushtruar në çantën personale të shtetases B. I., u gjetën 15 000 euro që kjo shtetase nuk i kishte deklaruar siç përcaktohet me ligj. Kjo shumë monetare u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, për shtetasen B. I., 54 vjeçe, banuese në Durrës, ku nisi procedimi në gjendje të lirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Eranda Libohova feston ditëlindjen, nuk ta besoni sa vjeç mbush sot, këngëtarja e njohur…

Këngëtarja e dashur për publikun për shumë vite më rradhë, Eranda Libohova sot feston ditëlindjen e saj të 54-të. Në këtë ditë të veçantë për të nuk kanë munguar urimet nga të gjithë ndjekësit e saj dhe njerëzit e afërm.
Eranda Libohova është një ndër këngëtaret shqiptare më të vjetra, e cila ka shoqëruar me këngët e saj publikun shqiptar deri më ditët e sotme.

Edhe pse mosha e saj është 54, këngëtarja mbetet ende njësoj me fizikun dhe hijeshinë e saj.

Video prekëse/ Ardian Ismajli vrapon dhe përqafon nënën e tij pas fitores së Shqipërisë…

Fitorja historike e kombëtares shqiptare mbrëmë përballë Polonisë pati edhe momente shumë emocionuese pas ndeshjes.Ndërkohë që i gjithë stadiumi këndonte këngën “Mora fjalë” në nder të Adem Jasharit, futbollistët takuan edhe të afërmit e tyre që po i ndiqnin në shkallë.

Mes tyre, Ardian Ismajli pa nënën e tij që po duartrokiste dhe u shkëput nga grupi për ta takuar

Aksident i frikshëm në aksin Korçë – Pogradec/ Makina përplas motorin, drejtuesi në spital…

Aksident me një të plagosur në aksin rrugor Korçë – Pogradec. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e fshatit Leshnice ku një makinë ka përplasur një motor duke lënë të plagosur drejtuesin e motorit. Mësohet se drejtuesi i motorit ka qenë duke udhëtuar nga Pogradeci në drejtim të fshatit Çërravë ndërkohë që mjeti po vinte nga Çërrava

në drejtim të fshatit Leshnice.

Duket se ka qenë një manovër e gabuar e drejtuesit të mjetit ajo çfarë ka sjellë dhe aksident, pasi ka kërkuar të kalojë nga korsia e tij në korsine e kundërt për të hyrë në fshatin Leshnice, manovër që ka shkaktuar dhe aksidentimin e motoristit, i cili ndodhet në spitalin e Pogradecit.

Furrat e bukës dhe pastiçeritë pa punonjës/ Shoqata: “Na duhen punësime nga azia dhe rajoni….

Prodhuesit e bukës, të specialiteteve të brumërave të ndryshme dhe pastiçerive po përballen me mungesë të theksuar të fuqisë punëtore. Në pamundësi të zgjidhjes për plotësimin e vendeve të lira me vendas, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të industrisë që me rritjen e pagave, furrat dhe pastiçeritë e vendit janë duke shqyrtuar mundësitë për punësimin e të huajve.

Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Bukës, Pastiçerive dhe Brumërave Gëzim Peshkopia tha për Monitor se sektori prej vitesh vuan mungesën e specialistëve të prodhimit të brumërave dhe ëmbëlsirave, por sivjet problematika shfaqet tepër e mprehtë.

Z. Peshkopia pohon se shkak i mungesës së lartë të fuqisë punëtore të specializuar mbetet emigracioni i popullatës.

Të gjendur përballë kësaj situate sipërmarrësit e prodhimit të brumërave dhe ëmbëlsirave po shqyrtojnë mundësinë e punësimit të punonjësve të huaj si nga vendet aziatike dhe ato të rajonit. Sipas të dhënave të shoqatës në vend operojnë 8,000 deri 10,000 furra buke dhe pastiçeri, ku secila prej tyre po vuan mungesën e fuqisë punëtore.

Mungesa e fuqisë punëtore të specializuar në prodhimin e brumërave dhe ëmbëlsirave kërkon zgjidhje imediate. Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të ndërmarra nga sektori që nisi me rritjet e herëpashershme të pagave, pothuajse të gjitha furrat në vend po hasin vështirësi me gjetjen e fuqisë punëtore. Për këtë arsye bizneset prodhuese tashmë janë të hapura për shqyrtimin e mundësive për punësimin e specialistëve të huaj me eksperiencë të ngjashme qoftë nga shtetet aziatike dhe ato të rajonit”, pohoi ai

Prej muajit shtator të vitit të kaluar, për shkak të mungesës së punëtorëve shumë furra buke në vend janë detyruar të rrisin pagat deri në 80%, me qëllim mbajtjen e profesionistëve. Sipas shoqatës për pozicionin e furrxhiut, profesioni më kyç në prodhimin e brumërave, pagat variojnë nga 60 mijë lekë deri në 100 mijë lekë në muaj. Rritja e lartë pagash është bërë edhe për punonjëset e pastrimit në nivelin 70 deri 80%.

Mungesa e fuqisë punëtore po shton kostot edhe te prodhuesit e bukës. Shtimet e pagave vështirësuan vjet gjendjen te disa furra buke, të cilat rritën çmimet e bukës 10 deri 20 lekë.

Problematika e mprehtë e fuqisë punëtore tashmë është prezentë në të gjitha sektorët e ekonomisë. Më herët edhe prodhuesit e pijeve freskuese pohuan se po shohin mundësitë e punësimeve të huajve, edhe pse fillimisht industria nguroi për shkak të problematikës me largimet e të huajve që po përballen shumë biznese.

Sektori i bareve dhe shërbimeve këtë vit në nisje të sezonit turistik u përball me mungesa prej 15,000 punonjësish. Edhe sektori i manifakturës po përballet me mungesë të lartë të fuqisë punëtore. Pro Eksport Albania tha më herët për Monitor se për janar-qershor 2023 u punësuar 450 gra nga Nepali dhe Filipinet për plotësimin e mungesës me punëtorët vendas./ Revista Monitor

Nis viti i ri shkollor/ Rreth 29 mijë nxënës ulen në banka për herë të parë…

Rreth 450 mijë nxënës të arsimit parauniversitar në vend do të nisin këtë të hënë vitin e ri shkollor. 70 mijë i përkasin kopshteve, rreth 100 mijë janë gjimnazistë dhe 280 mijë në arsimin 9-vjecar. Për herë të parë do të ulen në bankat e shkollës rreth 29 mijë fëmijë që nisin klasën e parë.

Krahas fëmijëve në sistemin arsimor janë edhe 31 mijë mësues, ndërsa procesi mësimor do të zhvillohet në 1700 shkolla të shpërndara në të gjithë vendin.

Në bazë të udhëzimit të ministrisë së arsimit, ky vit që nis në 11 shtator do të përfundojë në 14 qershor. Sa i takon pushimeve ato do të ndahen në dy periudha. Pushimet për rreth dy javë do të zhvillohen në muajin dhjetor, ndërsa 7 ditë të tjera janë planifikuar në javën e parë të Prillit.

Sipas vendimeve të marra, provimet kombëtarë të arsimit bazë do të zhvillohen ndërmjet datave 17-18 Qershor. Nxënësit do të testohen në lëndët Matematikë, Gjuhë e Huaj dhe Gjuhë Shqipe.