Me 15 mijë euro të padeklaruara ,ndalohet 54 -vjeçarja në Kapshticë …

Sekuestrohen 15 000 euro, procedohet penalisht 54-vjeçarja që nuk i deklaroi. Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, krahas angazhimit për të ofruar shërbim korrekt, për shtetasit që hyjnë ose dalin në këtë pkk, vijojnë punën parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Në kuadër të kontrolleve të shtuara për këtë qëllim, bazuar dhe në analizën e riskut, në dalje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit të ushtruar në çantën personale të shtetases B. I., u gjetën 15 000 euro që kjo shtetase nuk i kishte deklaruar siç përcaktohet me ligj. Kjo shumë monetare u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, për shtetasen B. I., 54 vjeçe, banuese në Durrës, ku nisi procedimi në gjendje të lirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: