Fitorja ndaj Polonisë në “Air Albania” ka vendosur Shqipërinë në pozita shumë të favorshme për të shkuar në Euro 2024. Kuqezinjtë kryesojnë grupin dhe në tre ndeshjet e mbetura, tashmë janë ndër favoritët për të siguruar një nga dy vendet e para që të çojnë në Gjermani 2024.
Matematikisht, nëse Shqipëria siguron 5 pikë në tre ndeshjet e mbetura në grupin e saj, do të ketë të sigurt biletën për turne në Gjermani, pasi do të bëhej një nga dy skuadrat e para në grup. Duke llogaritur që 2 nga 3 ndeshjet e kuqezinjve janë në “Air Albania”, ky objektiv bëhet mëse i arritshëm.
NDESHJET QË MBETEN NË GRUPIN E
12.10.2023
Shqipëri-Çeki
Ishuj Faroe-Poloni
15.10.2023
Çeki-Ishuj Faroe
Poloni-Moldavi
17:11.2023
Moldavi-Shqipëri
Poloni-Çeki
20:11.2023
Çeki-Moldavi
Shqipëri-Ishujt Faroe

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.