Një tjetër Mihal shfaqet në Tiranë / Dentisti i prish dhëmbët dhe kërcënon italianin: “O fytyrë mt, do vij të të…

Luka Karta ( Luca Carta) është një shtetas italian, i cili punon në Irlandë. Me rekomandimin e një italiani tjetër, ai erdhi në Tiranë para disa muajsh për të vendosur dhëmbë me metodën e implantologjisë në klinikën “Todri Dent” me mjek stomatolog David Todri. Italiani e paguan mjekun stomatolog me 4500 Euro në dorë dhe pas 1 jave qëndrimi në Tiranë, largohet. Atje vuri re se njëri implant ra dhe nisi t’i shkruajë mjekut.

Pasi u konsultua e u lidh me një mjek italian, ky i fundit konstatoi, se punimi i bërë nga David Todri ishte jo cilësor dhe me shumë probleme.

“Unë punoj si shofer autobusi dhe një pasagjer më tha, se një miku i vet njihte një dentist të mirë në Tiranë.Unë kisha nevojë për implantologji.Epo mirë, thashë. Kur kisha gati paratë, telefonova këtë italian dhe më dha numrin e telefonit të David Todrit, stomatologut. E telefonova dhe më tha, që të vija dhe se cdo gjë do të shkonte shumë mirë. Ndërhyri në 8 dhëmbët lart dhe 6 poshtë. Qëndrova 1 javë në Shqipëri dhe e pagova 4500 euro në dorë. Nuk më dha faturë, sepse duhej të ritkhehesha në shtator përsëri dhe atëherë do të më jepte faturën prej 7 mijë euro në total. U ktheva për të punuar në Irlandë dhe dakord, pak dhimbje në fillim, por shiko, implanti ishte infektuar.

Shkova te një mjek italian dhe ai më tha, se duhej hequr infeksioni dhe duhej kryer operimi. Bëra një radiografi totale dhe ia dhashë mjekut stomatolog, Dr.Palmas, dhe ai pa një strukturë jo të rregullt të punimit dhe se mjeku në Tiranë nuk kishte bërë pastrim fare. Dua të gjitha paratë e mia mbrapsht, paratë për riparimin, që i kam bërë dhëmbëve këtu dhe dëmshpërblim”, thotë pacienti italian Luka Karta.

Në bisedat, që ka bërë pacienti me mjekun shqiptar, ky i fundit e fyen rëndë dhe e kërcënon se do ta vrasë.

Luka Karta: A i pe mesazhet? Kur më ra njeri dhëmb, unë e telefonova dentistin David Todri dhe po i kërkoja shpjegime dhe më tha, që nuk vdes askush, pse ra një dhëmb. Po i shpjegoja, se ai nuk ka punuar mirë me strukturën e dhëmbëve. M’u kthye keq, më tha fjalë shumë fyese, kërcënime shumë të rënda. I dëgjove audiomesazhet, që më ka nisur?

David Todri, stomatolog: O fytyrë m…! O pe…! E di, se çfarë do të të bëj, po të erdha ty? Do të të fus…në gojë! Përse ke frikë”?

Mesazh i stomatologut David Todri: “Ti je një homoseksual! Sa keq më vjen për ty! Prej teje dua, që të më bësh seks oral. Koha do ta tregojë, kush jam unë dhe kush je ti. Do vij, të të vras! Ti nuk je gjë tjetër, veçse një ndyrësirë”!

Emisioni Stop shkoi pranë klinikës dentare Todri, që gjendet në zonën e “Komunës së Parisit”. Askush nuk doli. Por gazetari i Stop pati një bisedë telefonike me stomatologun David Todri.

Stomatologu David Todri: Ik, mos më merr mua në telefon, ti! Mbylle…!

Tani, Lukës, bërja e dhëmbëve nga e para i ka kushtuar 12 mijë Euro. Ai kërkon paratë, që i dha mjekut shqiptar dhe dëmshpërblimin. Për këtë rast, Stop iu drejtua Urdhrit të Stomatologut.

Alban Peca, Sekretar i Përgjithshëm i USSH: Ne duke zbatuar rregulloren e gjykimit disiplinor profesional, ja kemi komunikuar menjëherë këshillit rajonal të Urdhrit të Stomatologut të Fierit dhe i kemi këshilluar që të vazhdojë menjëherë procedura sipas rregullores. Ai duhet të sjellë një ankesë me shkrim ose në pamundësi për ta sjellë vetë për arsye të ndryshme mund të japë një prokurë të një avokati dhe ta paraqesë sipas rregullave që kemi ne.

Xhevdet Sadikaj, president i USSH Fier, thotë se për kërcënimet shtetasi italian duhet të shkojë në polici. Ndërsa për punën profesionale, Sadikaj thotë se duhen dëgjuar të dyja palët dhe i interesuari duhet të bëjë kërkesë me shkrim, se çfarë kërkon nga Urdhri i Stomatologut./tvklan

Sot bomber i kombëtares Shqiptare/ Flet o ati i Mirlind Dakut: “Doja të luante për Kosovën…

Mirlind Daku shënoi golin e parë me kombëtaren shqiptare, kjo në ndeshjen e tij të dytë me kuqezinjtë. Për “Kanal 10” në Kosovë, i ati i sulmuesit të Rubin Kazan, Fehmi Daku ka thënë se ai ka dashur që i biri të luante për Kosovën, ndërsa pas pritjes së gjatë kanë vendosur që të zgjedhin Shqipërinë

Ai tha:

Unë kam insistuar gjithmonë që djali im të luante për Kosovën, sepse në Kosovë është rritur dhe në Kosovë është ngritur.

Mirëpo nuk e di arsyen pse Kosova nuk e ka ftuar. Ne e zgjodhëm kombëtaren e Shqipërisë sepse nga Kosova pritëm mjaft, pritëm shumë”, tha Fehmi Daku.

Rudina Hajdari: “Po të ishte Azemi gjallë, do kishte përkrahur Olldashin, Bashën s’do e lejonte…

Para 25 viteve u vra Azem Hajdari, jashtë godinës së selisë blu. Rudina Hajdari, ish-deputete e PD-së dhe vajza e heroit të Demokracisë, tha se nëse babi i saj do ishte gjallë sot gjërat në PD do ishin shumë ndryshe.

Hajdari u shpreh se nëse i ati do ishte gjallë nuk do ta kishte lejuar zgjedhjen e Lulzim Bashës në krye të PD-së dhe me shumë gjasë do të kishte mbështetur Sokol Olldashin në garën për kreun e partisë.

“Ai po të ishte sot do ishte një figurë unitare në PD. Emërimi i Bashës si kryetar nuk do të ndodhte nëse Azem Hajdari do ishte gjallë se nuk fitoi asnjëherë zemrat e Ok demokratëve. Nëse do të ishte gjallë në atë kohë do kishte përkrahur Olldashin, jo Bashën”, tha Hajdari në ”Euronews Albania”.

Aktori Flor Binaj i futet politikës, bashkohet me Adriatik Lapajn(Video)

Aktori i njohur i humorit, Florjan Binaj ka qenë në protesta kundër qeverisë Rama, si edhe ka ngritur zërin për shumë çështje në vend. Tashmë i është bashkuar politikës, pikërisht bashkë me Adriatik Lapajn, i cili do të krijojë një parti të re. Aktori shpalos edhe disa prej pikave që do të mbështesë.

Përshëndetje, unë jam Florjan Binaj. Shtetet e mëdha i kanë bërë njerëzit ëndërrimtar, njerëzit mendjendritur, njerëzit punëtorë dhe mbi të gjitha ata që janë dhe që e duan atdheun.

Fatkeqësisht në vendin tonë gjatë këtyre 33 viteve të postkomunizmit kanë ikur nga Shqipëria më shumë shqiptarë nga ç’kanë ikur nga 500 vite pushtim osman, nga një luftë ballkanike dhe dy luftëra botërore, nga 50 vite komunizëm të mbledhura së bashku.

Ne nuk mund të krijojmë zgjidhje me të njëjtat mjete që kemi krijuar këto probleme. Prandaj në këto momente teper të rëndësishëm pa ligjin e referendumeve, pa votën e emigrantëve, pa depolitizimin e administratës dhe pa ndryshimin e kodit zgjedhor, Shqipëria jo 33 vite por as 333 vite nuk do i dalin për ta bërë sërish Shqipërinë një vend të begatë. Shqipëria bëhet”, dëgjohet të thotë Binaj.

22-vjeçari nga Korça bën të fortin me Jeep në Maliq, nuk i bindet urrdhrit për të ndaluar ,policia e procedon…

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin U. G., 22 vjeç, banues në Korçë, pasi në vendin e quajtur “Tyrbja e Goçës”, Maliq, duke drejtuar automjetin tip “Jeep”,

nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar, por ka vijuar lëvizjen.

Arrestimi i Encës/ Reagon Zhaku: ‘Më duket hakmarje apo xhelozi…

Arrestimi i këngëtares së njohur Enca Haxhiaj sot ka bërë bujë nëpër media. Në banesën e saj policia i ka gjetur disa bimë kanabisi të mbjella nëpër vazo, të vendosura në ballkon. Policia ka shoqëruar në komisariat edhe partnerin e saj. Sipas deklaratës që këngëtarja dha, kanabisin e kishte mbjellë për përdorim vetjak dhe partneri i saj nuk ishte në dijeni të kësaj.

Në emisionin “Shqipëria Live” në një lidhje direkte ka qenë Zhaklina Lekatari e cila ka dhënë opinonin e saj në lidhje me arrestimin e Encës.

Zhaklina shprehet se i vjen keq që emri i Encës po lakohet pa e ditur nëse është fajtore apo jo. Sipas saj nuk mund të hidhet në furrën e druve dikush pa e ditur se si ndihet ajo apo familja e saj.

“Në një vend si Shqipëria që flietet për kultivimin e kanabist në masë, më vjen për të qeshur që personat që punojnë nëpër institucione, nuk fliten dhe lakohen, ndërkohë që Enca ndodhet në të gjitha media dhe lakohet nga të gjithë më vjen shumë keq. Unë si gazetare dhe si grua më vjen keq që edhe nëse ka gabuar apo jo, personat të hidhen në furrën e druve pa e ditur si ndihet ajo apo familjharët e saj. Më duket hakmarrje, ose xhelozi”, shprehet Zhaklina.

Nga nëntori nuk ka më vula në pasaportë, ja si do të hyjnë shqiptarët në zonën Shengen….

Nga nëntori, të gjithë shqiptarët që udhëtojnë drejt vendeve të Bashkimit Evropian, nuk do të pajisen më më vula në pasaportën për shkak të një ligji të ri do të hyjë në fuqi këtë vit. Qytetarët e vendit tonë që duan të udhëtojnë drejt vendeve të BE duhet të aplikojnë për një leje udhëtimi në sitemin ETIAS i njohur ndryshe si Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit). Ky sistem do jetë i vlefshëm për 60 vende që nuk janë në BE.

Çdo shqiptar do i nënshtrohet një kontrolli të detajuar të ETIAS. ETIAS do të sigurohet që këta njerëz të mos përbëjnë një kërcënim sigurie.

Ky sistem i autorizimit të udhëtimit do të mbledhë, monitorojë dhe përditësojë informacionin e nevojshëm në lidhje me vizitorët për të përcaktuar nëse është e sigurt për ta të hyjnë në vendet e Shengenit. Përvec përdorimit për qëllime biznesi dhe turistike, ky sistem do t’i lejojë njerëzit të vizitojnë vendet e Shengenit për arsye mjekësore dhe tranziti. Personi që merr “ok” nga ETIAS e ka të vlefshme për 3 vite.

ETIAS të kushtojë 7 € për çdo aplikim. Kjo vlen vetëm për të rriturit mbi 18 vjeç, pasi ata nën 18 nuk do të duhet të paguajnë asnjë tarifë.

Rikthehet nesër Superliga ,java e 3-të përgjatë tre ditëve…

Superliga shqiptare e futbollit do rikthehet nesër në fushë, pas një jave pushim për shkak të ndeshjeve të Kombëtares. Java e tretë e elitës në vend do luhet në tre ditë dhe në orare të ndryshme. Të mërkurë zhvillohen dy duele, me Egnatian që pret Erzenin në 16:00. Në “Elbasan Arena” me fillim nga 19:00 luhet sfida mes Dinamos dhe Kukësit.

Të enjte zhvillohen sërish dy duele. Në 15:00 Tirana dhe Skënderbeu takohen në kryeqytet, ndërsa në Shkodër me fillim nga 18:00 Vllaznia luan me Partizanin. Java e tretë e Superligës mbyllet të premte me takimin Laçi – Teuta, që merr jetë në 16:00.

Pas dy javësh të luajtura në sezonin 2023-24, Skënderbeu me gjashtë pikë mban vendin e parë, ndjekur nga Vllaznia dhe Tirana me katër pikë. Në fund Dinamo dhe Kukësi, që në 180 minuta nuk kanë mundur të sigurojnë asnjë pikë. Kujtojmë se me vetëm dy javë të zhvilluara, Laçi dhe Kukësi kanë ndryshuar trajner. Kurbinasit shkarkuan Stavri Nicën, që firmosi më pas me Kukësin, teksa në stolin e tyre afruan Skerdi Bejzaden.

Superliga – java 3:  
E mërkurë – 13 shtator 2023        
16:00 Egnatia – Erzeni          
19:00 Dinamo – Kukësi

E enjte – 14 shtator 2023      
15:00 Tirana – Skënderbeu      
18:00 Vllaznia – Partizani

E premte – 15 shtator 2023    
16:00 Laçi – Teuta

Renditja:

Gazetari i njohur: “Enca del për tre ditë, kurse ai fermeri me bluze të grisur mbytet në burg….

Gazetari Sokol Bregu, për arrestimin e këngëtares Enca Haxhia pasi u kap me 5 bimë kanabis sativa të mbjella në ballkonin e shtëpisë së saj, thotë se pret të dalë pas tre ditësh kur të jepet masa e sigurisë ndaj saj. Enca është personazh shumë i lakuar kërkon të jetë gjithmonë të jetë në qendër të vëmendjes, kishte kohë që nuk ishte lakuar. Besoj se diku ka qenë në përgjim.

Thjesht shijon si gjithë të tjerët paratë e fituara në këtë lloj forme. Mua më duket një mënyrë, e drejtë e saj. Enca nuk thotë që nuk drogohet, nuk ka ndonjë problem, Enca e përdor drogën. Ajo do përgjigjet për të. 5 vazot mund të prodhojnë edhe 1 kg kanabis. Tani ne do shohim gjyqin.

Enca është personazh shumë i lakuar kërkon të jetë gjithmonë të jetë në qendër të vëmendjes, kishte kohë që nuk ishte lakuar. Besoj se diku ka qenë në përgjim.

Thjesht shijon si gjithë të tjerët paratë e fituara në këtë lloj forme. Mua më duket një mënyrë, e drejtë e saj. Enca nuk thotë që nuk drogohet, nuk ka ndonjë problem, Enca e përdor drogën. Ajo do përgjigjet për të. 5 vazot mund të prodhojnë edhe 1 kg kanabis. Tani ne do shohim gjyqin.

Enca besoj se do dalë nga burgu pas 3 ditësh kur të shkojë në gjykatë, gjykata do tregohet e kujdesshme e para se është një vajzë.

Ndërsa atë fermerin me bluzën e grisur e mbyt në burg.Enca minimalisht do lihet me një arrest shtëpie apo detyrim paraqitje, ai fermeri i dobët që s’ka para në dorë, nuk ka as Facebook, dhe Dubain mund ta ketë parë në ndonjë revistë, kjo është ajo që them që Shqipëria nuk ka drejtësi“, tha Bregu në Mcn.

E papritur /Stresi paralajmëron largimin nga muzika …

Stresi është padiskutim një ndër reperat e preferuar shqiptar dhe sigurisht çdo reagim i tij shndërrohet në një lajm. Së fundmi në media është komentuar së tepërmi lidhja e tij e dashurisë, me një vajzë 18-vjeçare, për të cilën ai u shpreh se në fakt nuk është e dashura e tij por është figurante në klipin e këngës së tij më të re.

Në radhë të parë, publiku shqiptar është shumë gjykues sepse jemi në vitin 2023 kështu që edhe sikur nesër pasnesër, të lidhem me një vajzë 20-vjeçare, nuk duhet gjykuar sepse dashuria nuk ka moshë. Mirëpo unë kam një karakter, kam një familje me rregulla shumë të mëdha. Cdo femër të asaj moshe unë e shoh si diçka hyjnore dhe preferencat e mia janë 25-vjeç e sipër”, shprehet Stresi në intervistën e dhënë për programin “Ftesë në 5” nga Bieta Sulo.

Reperi ka shpjeguar gjithshtu se gjithçka është një marketing për këngën e tij të re.

Stresi, i cili është 37-vjeç, është ngacmuar gjithshtu sa i përket krijimit të familjes nga prezantuesja e njohur dhe reperi është shprehur se dëshiron shumë të ketë një familje të madhe. Këngëtari ka thënë se preferon që të ketë tre fëmijë dhe premton se do të jetë një baba shembullor.

Ajo çfarë ka surprizuar publikun në momentet e fundit të intervistës, ka qënë deklarata e reperit, i cili paralajmëroi se po planifikon të largohet nga muzika. Artisti është shprehur se do të bëjë muzikë dhe 3-4 vjet dhe më pas do i dedikohet familjes dhe do shijojë suksesin e këtyre viteve.

Ai ka shtuar se në momentin që do dalë nga muzika hip-hop, nuk ka ndërmend të punojë si producent por thjesht do shijojë jetën e tij familjare.

E rëndë në Pogradec/ Falimenton kompania fasone, 28 punonjës pa punë, nuk u paguhet rroga…

28 punonjës të një fasonerie në Pogradec protestuan këtë të martë për shkak të largimit pa njoftim nga puna dhe mosshlyerjes së detyrimeve nga punëdhënësi, ALB-KONFRX. Punonjësit janë shprehur se ditën e hënë janë paraqitur si zakonisht në punë, por dera e objektit ka qenë e mbyllur, ndërsa atyre nuk u është dhënë asnjë shpjegim për mbylljen e kompanisë.

Gjithashtu, punonjësit pretendojnë se nuk u është paguar rroga e muajit gusht dhe sigurimet shoqërore.

Për këtë shqetësim punonjësit e fasonerisë i janë drejtuar me një shkresë Inspektoriatit Shtetëror të Punës, ku kërkojnë marrjen e masave ndaj kompanisë.

Enca pranon vazot me hashash në ballkon: “I kam për përdorim vetjak…

Zbardhet d’ëshmia e këngëtares Enca, e cila u arrestua nga policia e Tiranës për kanabis. Mesohet se Ruensa Haxhia ka pranuar para policisë së kanabisin e mbjellë në vazo në ballkonin e banesës i kishte për përdorim vetjak. Enca ka qenë bashkë me të dashurin kur u arrestua. Ajo ka pranuar se është përdoruese e hashashit.

NJOFTIMI

Finalizohet operacioni policor i koduar “Balcony”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. Kishte kultivuar bimë narkotike, në vazo, në ballkonin e banesës së saj, vihet në pranga 27-vjeçarja.

Sekuestrohen bimët narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetase kishte kultivuar bimë narkotike, në ballkonin e banesës së saj, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Balcony”.

Si rezultat i këtij operacioni u vu në pranga shtetasja R. H., 27 vjeçe, banuese në Lundër. Gjatë kontrollit në banesën e 27-vjeçares, në ballkon, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bimë të dyshuara narkotike kanabis, të kultivuara në vazo. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.