Tirana ka arritur që të fitojë me shifrat 3-1 ndaj Skënderbeut. Korçarët nuk e njihnin shijen e humbjes dhe barazimit deri tani, por bardheblutë ia kanë shkaktuar të parën.
Gvozdenovic për MCN TV tha:
Dua të uroj Tiranën për fitoren, ishte e fortë dhe ekip i mirë. Ishim ofensivë në pjesën e parë, në pjesën e dytë ndryshuam dhe Tirana luftoi dhe e meritoi fitoren. Nikaj ishte maksimumi 60 minuta për lojë, edhe Rashica luftoi shumë por humbi fuqi. Doja të freskoja ekipin dhe të fitoja shpejtësinë, prandaj ndryshova lojtarë. Pecani mund të bënte më mirë, me Likaj dhe Fletçer jam i kënaqur, ishin pranë portës së Tiranës.
Ky është futbolli dhe mund të bëjmë pak më mirë. Ishim mirë deri në golin e dytë të Tiranës, por Tirana ka eksperiencë dhe cilësi. Nuk jam i kënaqur nga rezultati, por mësova shumë nga kjo ndeshje”, deklaroi trajneri për “MCN”.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.