Ndërsa zëdhënësi i Fredi Belerit ka thënë gjatë një debati televiziv në Top Story se Partia Demokratike do duhej të kishte kandiduar 61 Fred Belerër në të gjithë Shqipërinë, Arjan Çani në studion e Erla Mëhillit në Euronews ka bërë një tjetër deklaratë të rëndë. Sipas tij Shqipëria është vend talebanësh dhe shqiptarët janë më keq se talebanët. Ndërkohë që grekët i quajti seriozë.
Kohë më parë në një deklaratë, Fredi Beleri ka thënë se shqiptarët kanë zbritur nga malet e Kaukazit.
Me tej Arian Çani e ka cilësuar Fredi Belerin një të burgosur politik. Sipas tij kjo është një luftë e hapur mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe duhet pritur se kush fiton.
Përtej Belerit, sepse Beleri vuan personalisht, vuan familja e tij, ky është një raport force që Shqipëria po luan me një shtet fqinj, me Greqinë. Kush do ta fitojë në fund këtë betejë? Kjo mbetet për t’u parë. Jam shumë kurioz ta shoh, bën vaki fiton Tirana zyrtare, fiton kryeministri aktual, bën vaki fitojnë ata. Cilat do të jenë pasojat? I kemi ca përgjigje, por s’dua të monopolizoj kohën e debatit,” – u shpreh Çani.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.