Nga Artan Hoxha: E ruaj ende ne arkive gazeten greke “Ta Nea” te dates 20 mars 1995, nje dite pas sulmit te deshtuar te komandos terroriste me emrin “Pirro 1”, pjese e te ashtuquajtures organizata MAVI(Fronti per Çlirimin e Vorio Epirit). Me titullin: “U kapen 7 provakotore te kufirit
Gazeta me e madhe greke ne ate kohe, pasqyronte qe ne faqen e pare, skemen sesi nje komando terroriste synoi te asgjesonte repartin kufitar te ushtrise shqiptare, ne fshatin Llongo te Gjirokastres.
E njejta skuader synoi te perseriste ate qe beri me 10 prill 1994, kur gjate sulmit ne Repartin ushtarak te fshatit Peshkepi, vrau dy Deshmoret e Atdheut, Fatmir Shehu dhe Arsen Gjini, si dhe plagosi 3 ushtare te tjere.
Per here te pare emrin e Fredi Bejlerit e kam lexuar ne kete gazete greke, ku paraqitej si nje nga pjestaret e komandos se armatosur deri ne dhembe, te cilet ishin arrestuar nga policia greke ndersa po leviznin me dy mjete ne afersi te kufirit te Republikes se Shqiperise…. Per te gjithe ata qe kane dyshime, se e kemi inat Bejlerin nga Progonati pse ndihet grek dhe i kemi rene per 30 vite me qafe kot, ja ku eshte prova…
Emrin e Fredit qe nuk ishte bere akoma Dhionisios, te perfshire ne Masakren e Peshkepise, e publikuan greket, jo Artan Hoxha…
Dhe per kete patjeter u detyrohemi grekeve, sepse nese nuk do ta kishin publikuar ata komandon shoviniste te MAVI, keta koloqithjet tane, ketej kufirit(qe nga Berisha, presidenti ne detyre ne ate kohe) mund ta kishin bere jo vetem kryetar bashkie te Himares, por edhe president te Republikes…
Jasu palikari… 🇦🇱Zito ALVANIA



Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.