Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Ksamil, ku një 37 vjeçar është gjetur i vetëvarur në dhomën e një hoteli. Sipas policisë mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të shtune, ku 37 vjeçari Laçi Pirro, banues në Korçë, dyshohet se është vetëvarur, në dhomën e hotelit ku qëndronte.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 10:45, në Ksamil, shtetasi L. P., 37 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se është vetëvarur, në dhomën e hotelit ku qëndronte.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.