37-vjeçari nga Korça u gjet i pajetë në Ksamil/ Momenti Rëqethës : “Pastruesja e hotelit shkoi të rregullojë dhomën, atje….

Komisariati i Policisë Sarandë njofton se sot, rreth orës 10:45, në Ksamil, shtetasi L. P., 37 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se është vetëvarur, në dhomën e hotelit ku qëndronte. Korçari 37 vjeçar Laçi Pirro, u gjet nga punonjësja e hotelit. Kishte prenotuar për të qëndruar në hotel për tre ditë. Madje sot do të largohej. Sipas burimeve policore aktin e vetëvarjes 37 vjeçari mund ta ketë kryer mbrëmjen e djeshme.

Sot ka shkuar punonjësja e hotelit për të rregulluar dhomën dhe e ka gjetur 37 vjeçarin pa jetë.

Aktin e kish kryer me anë të një litari. Përveç shenjave që le litari në fyt nuk kishte shenja të tjera. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: