Nuk përmbahet gazetari nga Himara: “Flamuri i Vorio-Epirit është simbol i pavarësisë së Himarës

Deklarata e gazetarit Stavri Marko ka shkaktuar debat në emisionin “Opinion”. Marko tha se vizita e Mitsotakis në Himarë vitin e kaluar “është kryer nën ndikimin e një fuqie të madhe që i ka prerë veshët dhe megafonët patriotëve shqiptarë për shkak të mos flasim më për Himarën dhe ta njohin zyrtarisht”. Sipas gazetarit, Himara “ka qenë, është dhe do të jetë minoritet kompakt grek”. Pas kësaj ai u shpreh se simboli i Vorio-Epirit është simbol i Himarës. Kjo ka shkaktuar reagimin e Ardit Bidos që tha se ai flamur që e ka përdorur edhe Fredi Beleri është flamuri i djegies dhe vrasjes së shqiptarëve.

Blendi Fevziu: Pra ju po thoni që Himara, sipas jush Marko, është minoritet grek?

Stavri Marko: Është minoritet kompakt grek. Ka qenë, është dhe do të jetë

Blendi Fevziu: Ka qenë, është dhe do të jetë minoritet kompakt grek. Ndërkohë Fredi Beleri kandidon për një bashki shqiptare dhe në fushatën e tij ka dalë me flamurin e Vorio-Epirit që është një simbol i papranueshëm në Shqipëri.

Stavri Marko: Për sa i përket simbolit të vorio-epirit ai është simbol i Himarës, jo i vorio-epirit. Ai flamur është simbol i Himarës.

Blendi Fevziu: Ky është simbol i Himarës?

Stavri Marko: Është simbol i pavarësisë së Himarës.

Blendi Fevziu: Pavarësisë nga kush?

Stavri Marko: Himara ka qenë e pavarur. Ai ka qenë flamuri i parë.

Ardit Bido: Ai është simbol që kanë vdekur 10 mijë shqiptarë. Ai është simbol i djegies së Borshit të Bashkisë Himarë, ai është simbol i djegies së Panaritëve.

Stavri Marko: As nuk më interesojnë fare ato përrallat e atij zotërisë.

Ardit Bido: Ai është flamuri i djegies dhe vrasjes së shqiptarëve.

Abakarov nderon Shqipërinë/ Fiton medalje bronzi në Botërorin e Mundjes në Beograd(Video)

Përfaqësuesi i Shqipërisë në Botërorin e Mundjes të mbajtur në Serbi, ka korrur një sukses dhe Zelimkhan Abakarov renditet i treti. Shqipëria merr medalje bronzi në Botërorin e Mundjes. Një ditë më parë ai u mund nga serbi Stevan Miçiç në gjysmëfinale. Në rrugën për në finale, Stevan Miçiç fillimisht mposhti Koreanin Kim me 11:0,

më pas ishte më i mirë se Abdualev nga Uzbekistani me 7:2.

‘Feja dhe etnia’/ Gazetari i njohur : “Këta janë dy faktorët që do të çojnë në dështimin e censit…

Gazetari i njohur Enton Abilekaj, flet për censin që do të bëhet për regjistrimin e popullsisë dhe banesave. Për të njerëzit duhen të ndërgjegjësohen për deklarimin e fesë dhe të etnisë, ndërsa shtoi se do të jenë pikërisht këto dy faktor që do të çojnë në dështimin e censit.

Që të mos përsëriten gabimet e vitit 2011 njerëzit duhet të ndërgjegjësohen, në pyetjet për deklarimin e fesë dhe kombësisë që kanë shumë debat. Në 2011 na dolën 60% myslimanë, 10.03 katolikë, ateistë dolën shumë pak. Ne në Shqipëri e dimë se njerëzit që nuk besojnë janë shumë më shumë se aq.

Besimtarë dhe praktikantë janë dy pyetje të ndryshme. Feja që zgjidhet dhe feja që trashëgon nuk janë e njëjta gjë. Kanë shumë faktor që ndikojnë dhe njerëzit duhet të ishin sqaruar.

Ne nuk i sqarojmë njerëzit sërish në këtë çështje. Ne përsëri do të dështojmë në këto çështje. Ne kemi një vështirësi shumë të madhe për të njohur fuqinë blerëse në këtë vend”-tha ai për “Euronews Albania”.

Pas operacionit ‘Tempulli’ çmimi i kokainës u rrit”/ Befason gazetari: “Merret më shumë nga administrata dhe VIP-at…

Operacioni “tempulli” arrestoi një numër të madh personash që shpërdanin drogë në shkolla është në qendër të diksutimit. Gazetari i njohur, Bled Mane është shprehur se operacioni ka qenë një sukses pasi droga helmon të rinjtë, teksa tha se pas këtij operacioni çmimi i kokainës është rritur

Ai tha se nga 100 mijë që ka qenë një gram kokainë, tashmë është bërë 120 mijë lekë të vjetra. Mane theksoi se personat që përdorin më shumë këtë lloj droge jane administrate dhe personat e botës së showbizzit.

“Kokaina është bërë shumë masive. Është bërë në administratë dhe në shoëbizz. Dhe cdo vit dalin qytete më të droguara. Qyteti më i droguar është Gramshi. Njerëz që s’kanë me ca merren. Showbizzi është rang ku merret më shumë kokaina. Ka edhe drogat sintetike. Tregu është i prirur te kokaina dhe te hashashi.

100 mijë lekë të vjetra, këto ditë pas operacionit është bërë një gram 120 mijë. Ka shpërndarje nëpërmjet aplikacioneve, numrin e keni në signal, what app. Studentët e ndajnë me njëri-tjetrin për arsye ekonomike. Varësia është shkatërruese, financiare, mendore dhe shëndetësore. Ka një varësi të frikshme sidomos kokaina”, tha Mane për “Top Story” në Top Channel.

‘Nuk është koha më e mirë për Censin’/ Frrok Çupi:”Ndodhemi para rezikut Grek, ata futin hundët kudo…

Ditën e sotme, në Shqipëri ka nisur zyrtarisht censi për regjistrimin e popullsisë dhe banesave, por analisti Frrok Çupi shprehet se kjo nuk është koha më e mirë për ta zhvilluar. Në një intervistë televizive, Çupi u shpreh se Greqia do të ndërhyjë në këtë proces, pas asaj që po bën në lidhje me çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri . Sipas tij, Greqia është i vetmi vend ballkanik që ndërhyn në censet dhë çështjet nacionale në Shqipëri.

“Është një nga ngjarjet më të rëndësishme të shtetit, si gjithmonë, edhe kjo është një ngjarje e rëndësishme shumë, censi.

Sigurisht, që shtetit shqiptar iu mbushën 10 vjet, aq sa duhet për një cens dhe duhet të bëjë censin. Por nuk është koha më e mirë për ta bërë këtë gjë, është nën goditjet e Greqisë, është i vetmi fqinj ballkanik, fqinji ynë, që ka vepruar dhe ka futur hundët nëpërmjet censeve dhe në çëshjet nacionale në vendin tonë. Ne kemi të tjera qëndrime me Serbinë, me Maqedoninë, Malin e Zi, por kurrë nuk ka ndodhur që të mund të përllogarisin numrin e njerëzve që përbëjnë jo etninë, por kombësinë e tyre, ndodhemi para këtij lloj rreziku.

Vetë Greqia po paralajmëron se do të ketë një sulm tjetër. Greqia do sulmojë edhe sikur në Himarë, në Konispol, në Gjirokastër, të jetë numri i saktë i minoritarëve.

Do të kemi sulm tjetër me qëllim që të mund të shtojë numrin. Greqia ka funksionuar prej kaq vitesh me pensione, pasaporta, arsim, spitale. Vetë Beleri është një nga figurat e ngarkuara me barra shumë të mëdha në Greqi, si një autor bamirës që i dërgon njerëzit në spital, u jep njerëzve para. Ky është një rrezik që duhet ta themi”, theksoi ai.

Pastor Akil Pano: “Feja e shqiptarit nuk është shqiptaria…

Akil Pano ka reaguar, pas deklaratës së biznesmenit Gjergj Luca, i cili u bënte thirrje shqiptarëve të mos deklarojnë asnjë fe në censin e popullsisë që ka nisur ditën e sotme, por të deklarojnë se janë shqiptarë. Pastori thotë se “feja e shqiptarit nuk është shqiptaria” dhe se kjo thirrje e Lucës na kthen në komunizëm, madje i bën thirrje biznesmenit “që të ketë kujdes, vëmendje dhe më shumë informacion”.

Reagimi i Pastorit:

Thirrja e Lucës, kthim në Komunizëm

Thirrja e Lucës që Shqiptarët të mos prononcohen për fenë por tek kategoria e përkatësisë fetare të deklarohen vetëm ‘Shqiptarë’ na kthen tek reminishencat e së shkuarës komuniste.
Populisti Luca na kthen pas tek koha e etërve komunistë të cilët e degjeneruan fenë në çdo formë. Lufta ndaj fesë nisi me përbaltjen e figurave të larta të klerit si bashkëpunëtorë me armikun.

Ndërsa pjesa dërmuese e përfaqësuesve të klerit ishin kapacitete të larta intelektuale, regjimi komunist i lidhi me injorancën dhe prapambetjen. Përbaltja e figurave dhe personaliteteve fetare ishte vetëm fillimi i projektit komunist. Më pas ideologjia marksiste, çensura, burgimet, shkatërrimi i objekteve të kultit dhe ligji kushtetues për ndalimin kategorik të fesë në Shqipëri.

‘Mjeshtri i peshkut’ të bëjë kujdes kur prononcohet për fenë e Shqiptarëve dhe veçanërisht kur bën thirrje publike të këtij lloji, pasi zgjon tek shqiptarët kujtimin e dhimbjes, dhunës, burgosjes dhe martirizimit të njerëzve të fesë.

Feja e Shqiptarit nuk është shqiptaria o Luc.
Pashko Vasa ose Vaso Pasha në poezinë e tij i bënte thirrje Shqiptarëve për bashkim, në një kohë dhe kontekst të caktuar për vendin që të gjithë e njohim.
Thirrja e tij nuk ishte kërkesë për mosidentifikim të shqiptarëve në kuadrin fetar, por thirrje për bashkim kombëtar.

Sot shqiptarët janë Muslimanë, Katolikë, Orthodhoksë, Bektashinj, Ungjillorë/Protestantë (për këtë deklarove se ishe i paditur e për padijen nuk të bëj me faj). Janë këto pesë fe të cilat njihen zyrtarisht nga shteti shqiptar përmes marrëveshjeve të ratifikuara në Kuvendin e Shqipërisë, marrëveshje të cilat u japin këtyre komuniteteve besimi statusin e bashkësive fetare të njohura nga shteti si të tilla.

Ungjillorët/Protestantët janë themeluar si bashkësi fetare në Shqipëri në vitin 1892 nën siglën ‘Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë.’ Por dhe këtë ti nuk e di dhe s’të bëj me faj. Kjo është një çështje që duhet të shqetësojë më shumë Ungjillorët.
Problemi në thirrjen tënde nuk është se ti s’di asgjë për Ungjillorët dhe kontributet e tyre në Shqipëri që lidhen me fenë, gjuhën shqipe, arsimin, etj. Problemi yt mjeshtër është thirrja që shqiptarët mos të deklarojnë identitetin e tyre fetar.

Kjo na kthen në të shkuarën tragjike kombëtare, komunizmin shqiptar. Modelin suigeneris që shoku Enver ngriti në shoqërinë shqiptare, pasi më parë likuidoi fenë dhe lirinë. Ndaj, miqësisht të lutem herën tjetër, pak më shumë kujdes, pak më shumë vëmendje dhe natyrisht më shumë informacion.
Miqësisht, pastori!

Randi Dumfur edhe 3 vite bardhekuq, rinovon kontratën me KF. Skenderbeu

Mesfushori Randi Dumfur do të jetë pjesë e Skënderbeut edhe për 3 vitet e ardhshme. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi korçar përmes një postimi në rrjetet sociale.

Randy Dwumfour edhe 3 vite bardhekuq. Futbollisti ganez ka rinovuar kontratën me klubin dhe do të vijojë të jetë pjesë e Skënderbeut edhe për një kohë të gjatë! I urojmë suksese!

forcaskenderbeu⚽️⚪🔴⚽️

Shpërthen gazetari i njohur: “Minoriteti grek në Himarë po dhunohet, Greqia do rritë presionin…

Gazetari Stavri Merko, ka folur rreth çështjes së Fredi Belerit dhe ndikimit nga Greqia për lirimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës. Sipas Merkos, presioni nga pala greke do të rritet pasi sipas tij komunitetit grek në Himarë po i mohon të drejtat për të pasur përfaqësi lokale.

Nga rritja e presionit kemi edhe disa instanca të tjerat, të cilat besoj se Greqia po bën punën e vet. Do të kemi presion diplomatik të rangut ndërkombëtar. Se duke i mohuar të drejtat komunitetit grek të Himarës për të pasur përfaqësi lokale detyrimisht do të ketë”,-tha Stavri Merko për ”Euronews Albania”.

I pyetur nga moderatorja Bruna Çifligu se si po dhunohet minoriteti grek, gazetari Stavri Merko u përgjigj duke thënë se komuniteti grek po i dhunohet prona, territori, dinjiteti, morali.

”Sipas Bashkimit Europian 80% e pronave është me probleme, 18% nuk janë rregjistruar fare, sigurisht që kjo ëhstë një pikëpyetje e madhe për zhvillimin e proceseve institucionale të të drejtës së pronës në Shqipëri”,-tha më tej.

Dy plumba Korçarit në Athinë /Flet i vëllai : “Jemi të tronditur, la pas 3 fëmijë të vegjël, gruaja e tij….

Mesditën e së premtes, banorët në Pire, Greqi u tronditën pasi një 68-vjeçar vrau shqiptarin Brigen (Keli) Limka, punonjës i një parkingu. Vrasja mizore ndodhi kur pas një sherri mes autorit dhe viktimës, i moshuari është kthyer në parkingun ku po punonte 39-vjeçari dhe e ka qëlluar me pushkë duke e plagosur për vdekje. Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe vëllai i shqiptarit.

Duke folur për mediat greke ai ka thënë se familja është e tronditur nga kjo që ka ndodhur pasi vëllai i tij kishte 5 vite që punonte në parking dhe njihej nga e gjithë lagjia.

Ai tha se bashkëshortja e vëllait të ndjerë është në gjendje të rënduar pasi 3 fëmijët kanë mbetur pa baba.

Vëllai im nuk na kishte thënë kurrë asgjë për këtë njeri. Nuk e dimë saktësisht se çfarë ka ndodhur. Nuk e di kush është ky person. Vëllai im punonte në këtë parking prej pesë vitesh. Ai ishte shumë i njohur në lagje.

Më vonë morëm vesh se vrasësi i vëllait tim ishte ngatërruar me gjithë lagjen. Çfarë duhet të kërkojmë ne si familje? Këtu humbi jetën një i ri me tre fëmijë të vegjël. Gruaja e tij është në një gjendje të mjerueshme shpirtërore. Jemi ende në pritje të varrosjes së vëllait tim.

‘Shqipëria Bëhet’/ Adriatik Lapaj prezanton lëvizjen politike:“ Na duhet të shkëpusim shoqërinë nga koncepti i mikut, e partisë…

Aktivisti Adriatik Lapaj ka prezantuar ditën e sotme lëvizjen e tij politike të lajmëruar prej kohësh, e cila zyrtarisht mësohet se quhet “Shqipëria Bëhet”. Lapaj është shprehur se nisja e këtij rrugëtimi ishte vendimi më i vështirë që ka marrë ndonjëherë. Ai shtoi se në vend duhet të hapet gara politike dhe të miratohet ligji për referendumet duke sjellë demokracinë e drejtpërdrejtë.

Unë besoj te cilësia e individit, por që ky i fundit të performojë duhet të garantohet shpërfaqja e tij në shoqëri. Për të siguruar rregullat na duhet shoqëria. Na duhet të shkëpusim shoqërinë nga koncepti i mikut, partisë, etj. Të drejtën e studimit duhet ta japë ligji, vendin e punës duhet të fitosh në bazë të ligjit. Kujdesin shëndetësor duhet ta kesh në bazë të ligjit. Rimbursimet duhet të sigurohen nga ligji.

Duhet të shembim sistemin e kapjes së ekonomisë së shtetit nga pak duar. Kujtoj këtu ligjin për koncesionet, ligjin për PPP. Duhet të rishpërndajmë pasurinë e vendit përmes një kuadri të ri ligjor. Për të arritur këtu, duhet të shkojmë aty ku ka burimin problemi.

Duhet të hapim garën politike. Nëse s’ka garë politike, s’mund të ketë asnjë garë tjetër në vend. Populli sot është dekor i një republike që komandohet nga kolltukët e Tiranës. Duhet të miratojmë ligjin për referendumet dhe të sjellim demokracinë e drejtpërdrejtë. Nuk ka rrugë tjetër përveç bashkimit.

Askush nga ne nuk ka fuqi të mbinatyrshme. Qytetarët shqiptarë, nëse bashkohemi ne mund t’ia dalim. Askush të mos presë të dërguarin e Zotit të shpëtojë jetët tona. Duhet organizim për qëllimin tonë. Ky është vendimi më i vështirë që më është dashur të marr ndonjëherë. Mund të isha ulur në kolltukë si ata të tjerët, por besoj se meritojmë një të ardhme tjetër. Deri sot pesha e përgjegjësisë ishte mbi mua, por nga sot ne jemi ne”, u shpreh ai.

Gjergj Luca plotëson live censin e popullsisë: Unë kam nënë myslimane, baba katolik, grua ortodokse….

Biznesmeni Gjergj Luca që gjithmonë flet troç, i është përgjigjur procesit për numërimin e popullsisë dhe banesave në Shqipëri, që nisi këtë të hënë. Ai ka publikuar dhe një video në rrjetet sociale, te pyetjet lidhur me përkatësinë fetare. Me nota humori, Luca thotë se te përgjigjja e tij, përsa i përket pyetjes për fenë, ka shkruar se është shqiptar.

Një përgjigje të tillë u rekomandon që të shkruajnë të gjithë shqiptarët.

“Unë kam nënë myslimane, baba katolik, gruja ortodoks, një kalama e kam pagëzuar ortodoks, një tjetër sherri më ka shkuar te xhamia e lagjes që është t’u u bë një e madhe, unë iki falem në kishë dhe shkoj edhe në xhami.

Ca të shkruaj unë këtu? Mua të gjithë fetë më pëlqejnë, po e shkruaj shqiptar, dhe u bëj thirrje miq që me të gjithë këtë corapllik feshë që kemi ne, që të gjithë këtu te feja të shkrujmë të gjithë shqiptarë, se ne jemi për popullin përpara dhe për atdhe, pastaj për fe. Kështu dua ta shkruaj unë këtë faqen, kalojmë te faqja tjetër”,-thotë Luca.

Enca reagon për herë të parë pas daljes nga burgu: “Kanë studiuar ‘ballkonin’ tim…

Këngëtarja Ruenca Haxhia ka reaguar pas arrestimit nga policia për kultivim kanabisi. Me anë të një postimi në Instastory, Enca shkruan se u është shumë mirënjohëse fansave të saj që e kanë mbështetur. Po ashtu ajo e ka cilësuar momentin e arresimit dhe ditët që kaloi në paraburgim shumë të vështira.

“Jam shumë mirënjohëse dhe e bekuar për të gjithë suportin, komentet pozitive dhe dashurinë që kam marrë gjatë ditëve të vështira që kalova,” shkruan Enca.

Më pas ka postuar dhe një story me një zemër. Ajo nuk ka lënë pa komentuar edhe emrin e operacionit, ‘Balcony’ (Ballkoni)

Pas arrestimit, këngëtarja ka thënë në polici që është përdoruese dhe e ka për përdorim vetjak. Bashkë me të u arrestua dhe i dashuri i saj.

Pritja merr fund, miratohet ligji për bastet online…

Komisioni i Ligjeve ka miratuar ligjin për bastet duke i hapur dritën jeshile rikthimit të lojërave të fatit. Ligji është miratuar vetëm me votat e Partisë Socialiste, duke marrë 12 vota pro, 3 kundër dhe 1 abstemin. Zvendësministrja për Ekonominë dhe Financat, Vasilika Vjero tha se nga kontrollet e kryera u vu re

se bastet sportive nuk u larguan ansjëhërë.

Licencimi për kompanitë do të jetë 10-vjeçar, ndërsa tarifa do të dyfishohet duke shkuar në 400 milionë lekë.

Këto baste do të mund të funksionojnë vetëm online, duek u rikthyer pas 4 vitesh ndalimi. Më 1 janar të vitit 2019 lojërat e fatit u ndaluan si të paligjshme nga qeveria Rama, duke mbyllur të gjitha pikat ku këto baste vendoseshin.

“Laja këmbët e vjehërrve”/Vanesa tregon jetën e vështirë :”Burri më dhunonte, babai e kalonte me një gotë raki…

Pas 4 vitesh të vështira në Greqi dhe kthimit në Shqipëri ku që në moshën 14-vjeçare Vanesën e hoqën nga shkolla dhe e futën në punë, jeta vetëm vështirësohej për të. Ajo rrëfeu në “Ka Një Mesazh Për Ty” keqtrajtimin nga njerka, vuajtjet që nuk mbaronin dhe në një moment sheh një dritë shprese. Ende pa mbushur të pesëmbëdhjetat, një lajmëtar kërkon dorën e saj për martesë. Vanesa thotë në rubrikën nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan se këtë e pa si një mundësi për të shpëtuar nga gjithçka dhe ra dakord që martesa të bëhej.

Fatkeqësisht, drita në fund të tunelit ishte vetëm një iluzion. Në shtëpinë e bashkëshortit, i cili ishte dyfishi i moshës së saj, e priti dhuna, keqtrajtimi, punët e rënda të fshatit.

Vanesa: Shkoj aty te ajo familje në krye të 4 ditëve, domethënë bëhet ajo adeti, vjen në shtëpi, vë unazën…

Ardit Gjebrea: Më fal, ti ishe 15 vjeç.

Vanesa: Gati 15 vjeç.

Ardit Gjebrea: Gati. Po bashkëshorti sa vjeç ishte?

Vanesa: Ai ishte 15 vjet më i madh se unë. Kishte pasur një martesë më përpara.

Ardit Gjebrea: Pra ai ishte rreth 30 vjeç. Si shkove me të?

Vanesa: Jetonte në një fshat, në një fshat shumë të humbur që atje mund të ishin 5 shtëpi. “Rruga e Zhavorrit” quhet vendi aty dhe atje kalova shumë keq. Çohesha në mëngjes, në orën 5 e gjysmë se normale fshat, lopë, pula, toka, punët e fshatit si me thënë. Aty mësova shumë gjëra nga jeta, madje u bëra më e fortë akoma, u bëra më grua sepse zgjohesha në mëngjes, laja këmbët e vjehrrit, të vjehrrës, iu bëja kafenë, bëja gati qumështin sepse vjehrri dilte, shiste qumësht, spinaq, këto gjërat jeshile. I bëja gati me vjehrrën. Shkoja bëja bukën, bëja gati bukën, bëja gjellën, bëja punët e shtëpisë, laja, shpëlaja ish-bashkëshortin. Ai nuk punonte, ai thjesht dinte që të dilte për qejfet e veta, të dehej, të luante bixhoz, të vinte në orën 3-4 të mëngjesit dhe të haja unë dhunën e tij.

Ardit Gjebrea: Edhe të dhunonte.

Vanesa: Po, po më keqtrajtonte shumë, nuk më lironte fare, nuk kishte shans.

I ati i saj, pavarësisht se e bija i kishte treguar gjithçka dhe i kërkonte ndihmë, nuk iu gjend kurrë në krah por e kalonte situatën me një gotë rakie, përfundon Vanesa./tvklan.

Tre tradhëtitë e mëdha të FSHF-së ndaj tifozëve…

Nga Jeton Selimi

Në të vërtetë për të renditur mëkatet e qeverisë së futbollit do të duhej një bllok i trashë nga ata të magazinave, por me formulën “çudia më e madhe tri ditë zgjat” të FSHF-së tashmë jemi mësuar të gjithë dhe, ç’është më e keqja kemi arritur në pikën që të mos na bëjë më përshtypje. Aty, në zyrat moderne të ndërtuar te kompleksi që iu vodh Dinamos, bëhen intriga dhe skenarë edhe më të rafinuar saç bëheshin dikur te Rruga e Elbasanit.

Asokohe ishim mësuar me hapje porte ndaj Andorrës, goleada e turpshme në Rumani.

Kemi ngelur pa fjalë kur u shpik merkatoja e tetorit sepse dikush në kryeqytet mbeti pa lojtarë dhe, akoma më shumë jemi mahnitur nga sajesa djallëzore për transferimin e Sinanit. Formula “lojtarët e Kombëtares kanë të drejtë të firmosin në superligë në çdo moment që mbeten pa ekip” vetëm e vetëm për të shkulur nga Shkodra Vioresnin ishte edhe më e turpshme se hetimi i verbër i fundsezonit të shkuar, që pasohet me falje dënimesh, por që ligjitimon dhunën e ekipit të qeverisë së futbollit, por jo të klubeve “të njerkës”.

E vërtetë është që tifozi shqiptar nuk i ka të shumta gëzimet në futboll. Kampionati ka kaluar nga niveli mediokër në nivel prestigjiatorësh. Klubet, pjesa dërrmuese ende të varura nga shteti, janë në dorë të humorit të polikës (përveçse kur vjen puna te vota për Zeusin e futbollit) dhe, për të parë në stadium një lojë niveli siç luajnë të “jashtimit”, duhet pritur sezoni i mbarë i ekipit Kombëtar. Do të mjaftonin një apo dy ndeshje të mira në një edicion për të kënaqur urinë e tifozit shqiptar, ndërsa kur vjen puna për shumë, atëherë tifozi duhet t’i bindet menusë që gatuhet në FSHF. Dhe, në kësi rastesh, kryeguzhinieri di të jetë shumë, po shumë pikant…

Tradhëtia e parë e madhe do të shënohej ditën e 4 shtatorit të vitit 2004. Në Tiranë vinte Greqia kampione e Europës, ndërsa tifozlliku në vend kishte nisur të merrte të tjera përmasa qëkur në “Qemal Stafa” filluan të shfaqeshin tifogrupet e tjera të trevave shqiptare jashtë kufirit zyrtar. Pikërisht kjo dhe uria mbarëkombëtare për të parë kombëtaren helene të gjunjëzuar bënë që të shpërthente tregu i zi i biletave.

Kishte aq shumë bileta sa mund të mbushnin “Camp Nou”-n e jo më stadiumin tonë. Kush ishte me fat, si puna ime, e gjeti me dyfish çmimi (3 mijë lek ishte D1, u ble për 6 mijë).

Mund të kisha shkuar te vendi im në tribunën e medias, por kundër Greqisë doja të isha përballë, mes tifozëve. Bileta preva për vete dhe për 4 miq të mi. Po shkonim drejt stadiumit dhe për habinë time pashë policë, zyrtarë federate, madje edhe gjyqtarë futbolli me tufa biletash në duar, që vijonin të shisnin në të zezë. Sot dëgjoj se me çekinë do të thyhet rekordi i arkëtimeve, por me Greqinë është thyer ai i shpenzimeve sepse biletat e shitura ishin shumë më shumë sesa kapaciteti i stadiumit. Jashtë ngelën qindra e qindra tifozë me bileta në duar.

I shikoja nga lart tribunës D1 teksa rrekeshin të hynin ndërsa policia kishte mbyllur dyert me drynë. Atë ndeshje ishim ulur dy vetë për çdo stol, madje edhe shkallët e stadiumit ishin plot me tifozë. Por jashtë mbetën shumë. Gjithsesi, golat e shpejtë të Muratit dhe Aliajt bënë që edhe ata të prisnin në fund për festën e madhe.

Tradhëtia e dytë e madhe do të niste nga një përgjigje arrogante, cinike, dashakeqe dhe e pafytyrë direkt nga FSHF. “Ti nuk je përgjedhur”, ishte replika e aplikimit të mijëra e mijëra tifozëve, të cilët donin të ishin prezent më 14 tetor në “Elbasan Arena” kundër Serbisë.

Në treg dolën shumë pak bileta, sa për të larë gojën te tifozët, ndërsa pjesa dërrmuese e tyre ishte e përzgjedhur, e bindur, e mësuar dhe e kanalizuar nga qeveria e vendit, e cila nuk donte kurrsesi të krijonte imazhin e një vendi që mbart urrejtje për krimet gjakatare ndaj popullatës shqiptare në Kosovë. Policia zhvati nga mjetet personale dhe paratë çdo tifoz që kalonte në krehjen e saj të dendur. çelësa makinash, çakmakë, syze, modheva hekuri euro dhe shqiptare, u bënë pirg në vendkontrolle. Rama me Dukën kishin zgjerdhur të varrosnin nderin dhe të mbanin turpin veç për të ngjarë bukur në Europë pas shtazërisë që u pa në Beograd.

Falë edhe asaj ndeshjeje në tavolinë, Shqipëria siguroi kualifikimin e parë historik në një veprimtari të madhe futbollitike siç ishte Kampionati Europian Francë 2014. Tani jemi fare pranë përsëritjes të atij suksesi të madh, por edhe njëherë federata nuk mund të mbetet jashtë shenjestrës.

“Ishin mbi 300 mijë persona online” tha FSHF, kur me 6-7 mijë vetë online serveri binte menjëherë. Kush ka dy fije mend e kupton lehtësisht se numri i biletave që FSHF pretendon se janë shitur online është i fryrë, i ekzagjeruar, i shumëfishuar. Menjëherë pas kësaj në rrjetet sociale ishin dhjetëra adresa false, të cilat shisnin online vende në “Arenën Kombëtare”. Një biletë arriti deri në 500 euro, teksa gjeje edhe “zemërgjere” që të ofronin 5 bileta 1000 euro…

Jam i sigurt se nëse do vinte skuadra e hetimit të aktiviteve paranormale e udhëhequr nga qeni i famshëm Scooby-Doo, pas maskave të hequra do të dilnin sërish zyrtarë federate apo gjyqtarë, që ndryshe nga viti 2004, kësaj radhe janë më të sofistikuar në shitjen e biletave.