Nis “Octoberfest” në Mynih, festa për adhuruesit e birrës….

Në Munih është koha për të lënë pas krahëve problemet e për të shijuar birrën. Parakalimi i një karroce me kalë, karuzelët e bandat muzikore i dhanë nismë edicionit të 184 të festivalit të famshëm “Oktoberfest”. Kryebashkiaku i Munihut, i vendosi rubinetin fuçisë së parë të birrës duke e shpallur zyrtarisht të hapur festivalin më të madh të birrës në botë.

Ka vetëm gjashtë birra zyrtare

Oktoberfest zhvillohet në zonën e panairit Theresienwiese. Edhe pse ka shumë birra të mira Oktoberfest të prodhuara në gjithë botën, vetëm gjashtë birrari të Mynihut lejohen të shërbejnë birrën e tyre në Theresienwiese, secila në tendat e tyre gjigante të birrës. Hofbräu, Augustiner, Hacker-Pschorr, Löwenbräu, Paulaner dhe Spaten janë të vetmet fabrika zyrtare të birrës në Oktoberfest.

Miliona njerëz do t’i pinë ato birra

Çdo vit, në Oktoberfest marrin pjesë mes 5 – 7 milionë persona (rekordi është 7.1 milionë persona, në vitin 1987). Sasia e birrës që do të pinë këta miliona njerëz varion, natyrisht, por në 20 vitet e fundit, sasia minimale e birrës e shërbyer gjatë Oktoberfest ka qenë 5.6 milionë litra. Rekordin e mban viti 2014 me 7.7 milionë birra.

Ka gjithashtu shumë ushqim


Sasia aktuale e ushqimit ndryshon në bazë të frekuentimit çdo vit, natyrisht, por në vitin 2016 (kur morën pjesë 5.6 milionë njerëz), pjesëmarrësit në Oktoberfest hëngrën:
• 109 dema
• 58 viça
• 550.000 pula
• 140,000 pako salsiçe derri
• 44,000 peshq

Këtë vit, Oktoberfest do të zhvillohet nga data 16 shtator deri më 3 tetor 2023./ Forbes

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: