Monika Lubonja zbulon tre kriteret që duhet të plotësojë partneri i ardhshëm…

Aktorja me origjinë Korçare Monika Lubonja , është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan me fansat momente nga jeta e saj personale dhe profesionale. Shpesh herë ish-banorja e “BBV” ka rrëfyer që është beqare, ndërsa së fundmi teksa ka postuar një shprehje në InstaStory ka treguar se është në kërkim të mashkullit ideal

Mirëpo nga ana tjetër sipas Monikës ai duhet të plotësojë tre kritete kryesore, të jetë i arsyeshëm, i sjellshëm dhe miliarder.

“Do të doja një burrë të sjellshëm e të arsyeshëm. Nuk është se po kërkoj shumë nga një miliarder.”– ka shkruar aktorja.

Kujtojmë që shpesh herë gjatë qëndrimit në “BBV”, ajo ka treguar se është në kërkim të një partneri.

Turistja 31-vjeçare nga Milano humbi jetën në aksidentin me motor/ Policia areston drejtuesin e Mercedesit…

Vihet në pranga drejtuesi i automjetit, i përfshirë në aksidentin e ndodhur pasditen e sotme, si pasojë e të cilit ndërroi jetë drejtuesja e motomjetit.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pasditen e sotme, për një aksident rrugor ju informojmë se specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 33 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në aksin rrugor “Pogradec-Lin”, pranë fshatit Udënisht, Pogradec, duke drejtuar automjetin tip “Benz”,

është përplasur me një motomjet me drejtuese shtetasen italiane E. R., 31 vjeçe, banuese në Milano, Itali, e cila pas ndihmës mjekësore të marrë në spitalin e Korçës, u transportua në spitalin e Traumës Tiranë, ku ka ndërruar jetë. Nga ana e Policisë po kryhen veprimet hetimore dhe po punohet për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

E perlotur, Beniada flet për here të parë për ndarjen: “I uroj më të mirën, tani jam single…

Beniada Nishani ka folur për herë të parë për ndarjen nga Blerti Hajdari. E ftuar sot në “Wake up”, modelja tha se mban vetëm kujtimet e bukura nga ajo lidhje dhe i uron më të mirat. “Ka rëndësi çfarë ne jetojmë. Edhe nëse një lidhje mbaron ka rëndësi ta kemi shijuar.

Si ka shkuar, ka shkuar, s’ka rëndësi. Ne duhet të marrim vetëm kujtimet e bukura. I uroj më të mirën vetes dhe atij personi sepse meriton më të mirën.

Kur je pozitive të shkojnë gjërat mbarë. Edhe nëse kam kaluar një verë me ulje-ngritje, jam e lumtur. Tani jam single dhe mendoj se do vijë një dashuri shumë e bukur”, tha Beniada me sytë e përlotur, gjë që ia vunë në dukje dhe moderatorët

E rëndë në Dishnicë të Korçës/ 47-vjeçari trondit familjarët …e gjejnë të vdekur në banesë….

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë të martë në Korçë. Një 47-vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke u varur në banesën e tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dishnicë, ku raportohet se burri është gjetur i pajetë nga familjarët e tij.

Ende nuk dihen shkaqet që e çuan 47-vjeçarin në këtë akt ekstrem, ndërsa raportohet se ky i fundit ishte prej disa kohësh me terapi dialize.

Pritet një reagim nga ana e bluve për zbardhjen e plotë të rastit

Alma që “fundosi” Safetin: “Pronari i shtëpisë më ka prerë dritat dhe ujin, djali karikon elektrikun nëpër lokale…

Alma Kaçi, vajza e videos erotike me ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici ka treguar të vërtetat e saj. Në një intervistë për Ora News, Kaçi ka deklaruar se prej 3 muajsh jeton pa drita dhe pa ujë, pasi sipas saj, pronari i shtëpisë ku ajo jeton me qira, kërkon ta largojë nga shtëpia, për shkak të frikës. Ajo i bën thirrje drejtësisë që të mundësojë të drejtat e djalit të saj, i cili është vetëm 12 vjeç.

“Kjo situata e fëmijës më vret. Djali është 12 vjeç. Një nxënës ekselentë dhe kjo më vret më tepër. Unë jam e divorcuar prej 6 vitesh nga ana ligjore, a e njeh fare. Ai ka krijuar një familje jashtë vendit, nuk jeton këtu. Situata është katastrofë.

Unë jetoj me qira. Pronari i shtëpisë kishte frikë se do t’i vinin bombë.

Ka prerë ujin dhe dritat sepse do që të largohemi. Mami vetëm vjen dhe mbush ujë e ikën. Nuk kemi drita dhe ujë. Djali shkon dhe karikon elektrikun nëpër lokale. Pronari i shtëpisë kërkon që të dalim nga shtëpia. Në këtë situatë që ndodhi të gjithë më kanë mbyllur telefonin, jam e izoluar,” tha Kaçi.

“Kam marrë oferta nga të gjitha forcat”/ Lapaj tregon misionin:” Dua të realizoj ëndrrat e fëmijëve të këtij kombi….

Aktivisti Adriatik Lapaj, i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me lëvizjen e re “Shqipëria Bëhet”, e cila u prezantua zyrtarisht dje. Lapaj u shpreh se ky ishte një vendim i vështirë për të sa i përket lënies anash të karrierës si edhe marrjen e përgjegjësisë karshi shoqërisë. Ai zbuloi se ka pasur oferta për t’u bashkuar me partitë politike nga i gjithë spektri në vend, por ka kundërshtuar me arsyetimin se ka kërkuar ndryshimin.

Sipas tij lëvizja “Shqipëria Bëhet” nuk është ende një parti politike, por shtoi se do të vijë dita kur do të përballet në zgjedhje si parti politike me forcat e tjera.

Ishte një vendim i vështirë pasi ka përgjegjësi karshi shoqërisë, familjes por edhe ndaj vetes. Unë jam një profesionist në karrierë dhe ky angazhim do bëjë të ul performancën time si avokat, gjë që është e vështirë për mua. Nga ana tjetër është përgjegjësia që marr për qytetarët, për të cilët dua të krijoj shpresë.

Mes ëndrrës së ngritjes në karrierë dhe asaj që të realizohen ëndrrat e fëmijëve të këtij kombi, anoj te kjo e dyta. Kam marrë oferta nga parti politike. Vendimet e kësaj republike janë marrë historikisht nëpër Bllok ose në kolltukët e Dhërmiut, aty ku elita e vendit mblidhet e merr vendime për ne. Them që mund të isha pjesë e tyre sepse jeta është zgjedhje. Mund të bëhesha palë, kam marrë gjithmonë oferta nga gjithë spektri politik.

Nëse gjithë Tirana e di që iks ministër është i korruptuar, por kryeministri nuk reflekton, ai nuk ndëshkohet dot me sistemin e sotëm, ndaj ne kërkojmë hapjen e listave. Qytetari duhet të ketë mundësi për atë që performon mirë ta ngrejë në renditje dhe ta fusë në parlament. Nuk duhet të ketë blloqe njerëzit që shkojnë pas dikujt për interesa, por shkon me fuqinë që të ka dhënë populli për të kundërshtuar. Një ditë do përballemi si parti politike, por ky është rrugëtim”, u shpreh Lapaj.

Flor Binaj në lëvizjen e Adriatik Lapajt: “Edhe uji po ndenji në një vend nuk është më i pijshëm, jo më të njëjtit njerëz…

Aktori Florjan Binaj duket se zyrtarisht i është futur politikës. Ai i është bashkuar Adriatik Lapajt, i cili dje prezantoi “Shqipëria bëhet”. I ftuar në Vila24 me moderatoren Anila Çela ai foli për herë të parë për këtë angazhim. “Shqipëria Bëhet” nuk është një parti politike por është një shoqatë, pasi vjen një moment që nuk mjaftojnë as memet, as postimet madje nuk mjaftojnë as protestat.

Prandaj është krijuar një strukturë më e fuqishme për t’i bërë trysni cilado qoftë qeveria. Edhe ujë po ndenji në një vend nuk është më i pijshëm, jo më të njëjtit njerëz, të njëjtat vendime.

Jemi një grup që po rritemi dita ditës dhe që nuk e sheh Shqipërinë sa hija e vetë por më të madhe. Është koha ajo që do të tregoj dhe do zbuloj në fund se për çfarë ka nevoj ky vend.

Edhe në Europë partitë e vjetra nuk po pëlqehen më, sepse nuk janë ullinj që sa më i vjetër aq më i mirë, janë njerëz dhe pasi kryhet një cikël duhet të dish të shkëputesh”– tha Binaj për News24.

Vrau për parkimin 39-vjeçarin Korçar/ Greku pendohet në gjykatë: “Gabimi më i madh i jetës…

Vrasësi i Brigen Limka, 39-vjeçarit shqiptar që u ekzekutua pas debateve për një vend parkimi në Greqi, ka dalë këë të martë përpara gjykatës. Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Pire caktoi ndaj 68-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest me burg”. Dhimitris Kutrumanis me pranga në duar dhe i veshur me anti-plumb shprehu pendesë gjatë seancës gjyqësore.

“Jam penduar. Sinqerisht kërkoj falje, ishte gabimi më i madh i jetës sime. Dhe për këtë uroj dënimin tim”, tha në dëshminë e tij i moshuari.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 15 shtator, ku pas një debati për parkimin në lagje, ku edhe punonte shqiptari, i moshuari grek ka marrë armën e zjarrit dhe ka hapur zjarr ndaj të riut duke e lënë të vdekur në vend.

68-vjeçari njihej si një person problematik në zonë, ku pas ekzekutimit të shqiptarit kërcënoi dhe persona të tjerë. “Kemi pasur prej disa vitesh përplasje. Makinat i vendosin nga parkingu në trotuar. Ata po bllokonin rrugët. E kisha shprehur indinjatën time shumë herë. Nuk doja që të përfundonte kështu”, deklaroi ai në polici menjëherë pas arrestimit.

Fevziu: “Ndërhyrja e Greqisë është skandaloze, e pajustifikueshme, pse nuk sillen kështu me Turqit…

Gazetari Blendi Fevziu u tregua i ashpër në reagimin e tij për ndërhyrjen e shtetit grek në mbrojtje të kryetarit të zgjedhur të bashkisë së himarës, Fredi Beleri. Fevziu u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” se kjo ndërhyrje është skandaloze dhe e pajustifikueshme. Gazetari bëri edhe një paralelizëm me një rast që ndodhi në Greqi gjatë zgjedhjeve me një pjesëtar të minoritetit turk, ku vetë kryeministri grek dënoi takimin e kandidatit minoritar turk me një punonjës së konsullatës turke.

“Drejtësia shqiptare nuk mund të mbajë në burg çdo njeri, për çdo gjë. Pse duhet të rrijë Safet Gjici në burg? Ka bërë, ç’ka bërë, të gjykohet në gjykim të lirë, sepse Evropa përdor standard tjetër. Në këtë rast Beleri mund të ishte betuar.

Ndërhyrja e Greqisë është skandaloze, e pajustifikueshme dhe në shkelje të të gjitha normave. Çfarë do të ndodhte në greqi nëse Erdogani dhe ministrat e tij do të ankoheshin për ndonjë pjesëtar të minoritetit turk që ka patur probleme në zgjedhjet në Greqi? Në zgjedhjet greke, një kandidat në zonat turkofolëse në kufirin lindor të Greqisë ka takuar një përfaqësues të konsullatës turke dhe ka dalë kryeministri i Greqisë duke thënë: Si mundet që një kandidat për të zgjedhur lokal të takojë diplomat turk?!

Me çfarë të drejte Beleri bën fushatë elektorale me flamurin e Vorio-Epirit, një simbol i ndaluar në shtetin shqiptar, i përçarjes dhe urrejtjes mes vendeve. Nëqoftëse një shqiptar në Greqi do të bënte fushatë elektorale me flamurin Autoctonus të Ballist Morinës, ku Greqia përfshihet brenda trojeve të Shqipërisë së Madhe, çfarë do të ndodhte në Greqi?

Drejtësia mund të kishte përdorur një standard tjetër, por nga ana tjetër nuk mund t’i kërkosh në këtë lloj mënyre.

Nëse Greqia flet për bllokim të rrugës evropiane, le ta bllokojë. Shqipëria nuk është ajo e kaluara. Shqipëria duhet të sqarojë përfundimisht pjesëmarrjen në masakrën e Peshkëpisë. Unë kam qenë na familjen e ushtarit të vrarë në vitin 1994. Ishte një familje të këputur. Beleri le të betohet, por unë nuk kuptoj se si mund të ketë një bashki me 8 mijë banorë. Ndarja territoriale është padrejtë, se kanë 1/3 e vijës bregdetare dhe e mbajnë peng. Himara nuk është minoritet dhe as grekët nuk e kanë njohur si të tillë”- u shpreh Blendi Fevziu.

Videoskandali me Gjicin/ Flet Alma K: “Kërkoja ta demaskoja, qytetarët prisnin të qanin hallet, ai abuzonte me zyrën…

Alma Kaçin, e reja e cila u shfaq në video me ish-kryetarin e bashkisë Kukës, Safet Gjicin në momente intime ka folur për herë të parë për mediat. Ajo ka treguar nga takimi i parë më të dhe të gjithë historinë e ngjarjes, teksa kërkon që në këtë episod të mos merren me djalin e saj të mitur, për shkak edhe të paragjykimeve.

Alma Kaçi: Normalisht, motivimi ishte për të demaskuar një titullar, që qytetarët presin atje tek dera për të qarë hallin e tyre dhe ai abuzon me zyrën e shtetit.

Sipas saj tenderi rahabilitimit të qenve ka qënë kamuflim pasi qëllimi i saj ka qënë deskriditimi i zyrtarëve që abuzojën më detyrën.

Alma Kaçi: Prezantimi i projektit dhe vetë projekti ka qenë thjesht një fabul.

Alma kërkon që nga kjo vorbull reagimesh të mbajë larg djalin e mitur për të cilin thotë se denoncoi abuzimet.

Alma Kaçi: Është një fëmijë që po i përjeton të gjitha, pavarësisht se nuk di gjë, sepse e kam shkëputur nga rrjetet sociale. Por jam e sigurt që opinioni publik do të thotë se pse nuk mendove për fëmijën, e kështu e ashtu. Jo. Sepse ky brez i ardhshëm të mos ndeshen me abuzime të tilla.

Thirrja e vetme e ALMA K., siç u bë e njohur është që të bëhet drejtësi.

Alma Kaçi: I drejtohem vetëm drejtësisë, që të paktën po privohet e drejta e fëmijës tim. Të paktën t’i japë të drejtën të jetojë ai. Dhe të jetosh nuk do të thotë që vetëm duhet të marrësh ajër. Të jetojë me të gjitha këndvështrimet siç jeton një fëmijë.

Alma Kaçi po hetohet me masën e sigurisë arrestit në banesë pas video-skandalit me kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici. Për shkak se ka një fëmijë të mitur, ajo kërkon të vijojë procesi në gjendje të lirë.

E trishtë/ U aksidentua me motor në Pogradec, ndërron jetë në trauma turistja italiane…

Një shtetase italiane, që u përfshi në një aksident këtë pasdite në aksin rrugor Pogradec-Lin, ka humbur jetën në trauma. 31-vjeçarja nga Milano po drejtonte një motor, ku pasagjere ishte një tjetër italiane, kur është përplasur me një mjet tip “Benz”, pranë fshatit Udënisht. Ajo u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, por pas disa orësh ndërroi jetë, si pasojë e plagëve të marra.

Ndërkohë, shoferi 33-vjeçar i “Benz-it” është vënë në pranga, ndërsa pritet zbardhja e plotë e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Vihet në pranga drejtuesi i automjetit, i përfshirë në aksidentin e ndodhur pasditen e sotme, si pasojë e të cilit ndërroi jetë drejtuesja e motomjetit.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pasditen e sotme, për një aksident rrugor ju informojmë se specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 33 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në aksin rrugor “Pogradec-Lin”, pranë fshatit Udënisht, Pogradec, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me një motomjet me drejtuese shtetasen italiane E. R., 31 vjeçe, banuese në Milano, Itali, e cila pas ndihmës mjekësore të marrë në spitalin e Korçës, u transportua në spitalin e Traumës Tiranë, ku ka ndërruar jetë.

Nga ana e Policisë po kryhen veprimet hetimore dhe po punohet për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Dy plumba Korçarit në Athinë/ Pendohet Greku: “Ishte gabimi më i madh i jetës time…

68-vjeçari që vrau me armë zjarri 39-vjeçarin Shqiptar në Pire të premten e kaluar është paraqitur sot në Gjykatën e Pireut për të kërkuar falje para hetuesve. I moshuari u shfaq i penduar për veprimin e tij gjatë kërkimit të faljes.

Jam penduar. Sinqerisht kërkoj falje, ishte gabimi më i madh i jetës sime. Dhe për këtë kërkoj dënimin tim.

Hetuesit kanë kërkuar kryerjen e ekspertizës psikiatrike pasi as i akuzuari dhe as avokatja e tij nuk kanë paraqitur pretendime për lehtësimin e akuzës.

Rikujtojmë se vetëm nëntë sekonda, i mjaftuan 68-vjeçarit në Pire për t’i marrë jetën 39-vjeçarit Korçar, baba i tre fëmijëve. Mes tyre kishte pasur një debat, i cili sipas dëshmitarëve okularë ishte një ngjarje thuajse e përditshme, pasi 68-vjeçari po debatonte jo vetëm me viktimën, por edhe me fqinjët e tjerë

Humbja me Teutën/ Ivan Gvozdenovic: “Në fazën sulmuese ishim egoistë, do ishte më i drejtë barazimi…

Skënderbeu u mposht në “Niko Dovana” përballë Teutës me rezultatin minimal 1-0. Pas kësaj sfide, për mikrofonat e MCN TV, foli trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenovic.“Është e drejt, kemi bërë një kampionat të mirë, kemi fituar dy ndeshje, por kemi humbur 2 radhazi. Unë si trajner nuk jam i kënaqur. Edhe Teuta edhe ne vijmë pas humbjes. Për mua ishte një ndeshje për barazim. Por një moment, një gabim vendosi ndeshjen. Kishim raste, por në fazën sulmuese ishim egositë”, u shpreh Gvozdenovic.

-Pse Rashica e nisi nga stoli?

“Edhe Rashica edhe Nikaj kanë qenë pak të lodhur. Sot isha me vetëm 3 lojtarë të freskët. Kjo ishte ideja. Mendimi im, Rashica ishte mirë kur u futa nga pankina, goditi një shtyllë dhe ishte një tjetër rast nga krahu i djatht. Ai bëri mirë, por kjo ishte ideja ime për sot, arsyeja pse ai vazhdoi nga pankina”, tha trajneri i Skënderbeut.

-Je i kënaqur me rotacionin e lojtarëve?

“Rotacionet janë bërë pasi lojtarët kanë treguar që mund të luajnë dhe aty ku nuk kanë vendin. Unë sigurisht që luaja për rezultat. Këtë muaj kemi shumë ndeshje dhe duhet të bëjmë rotacion.

Kjo është arsyeja kryesore e rotacioneve. Mendimi im është që jemi hapur mirë në këtë ndeshje, ishim në ekuilibër dhe ne ishim më mirë në pjesën e parë. Në pjesën e dytë ndryshova dhe skemën. Kishim katër lojtarë ofensivë. Kjo ishte maksimumi që mund të bënim nga pankina. Kur jemi me tre lojtarë mbrapa dhe ne jëmi të qetë pasi mund të qarkullojmë topin më mirë. Një gabim ishte shumë keq për në pasi vendosi ndeshjen, por kështu është futbolli”, shtoi më tej tekniku i korçarëve.

Skënderbeu humb shkëlqimin e startit ,Teuta i shkakton humbjen e 2-të rradhazi…

Skënderbeu duket në rënie të lirë, teksa skuadra korçare pësoi humbjen e dytë radhazi. Ekipi i Gvozdenovic u mund 1-0 në transfertë nga Teuta. Goli i vetëm i takimit erdhi në minutën e 25-të dhe mban firmën e 16-vjecarit Arifi. Pavarësisht tentativave të Skënderbeut, rezultati mbeti i pandryshuar. Me këtë rezultat, durrsakët janë në vendin e tetë me katër pikë, ndërsa Skënderbeu pozicionohet i katërti me gjashtë pikë.

FORMACIONET ZYRTARE:

Teuta: Dema, Kruja, Jazxhi, Qaqi, Kotobelli, Beqja, Arifi, Gjumsi, Peposhi, Fili, Demirçani. Trajner: Diego Longo

Skënderbeu: Alia, Frashëri, Prençi, Dumfur, Gerço, Rabiu, Ramin, Merlim, Vangjeli, Liço, Nikaj. Trajner:Ivan Gvozdenovic

Arbitër: Kreshnik Cjapi

Aksident i frikshëm në Pogradec/ Turistja Italiane, përplaset me kamionçinën, dyshohet se ….

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec-Lin, në afërsi të vendit të quajtur “Guri i Kuq”. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se një motor i drejtuar nga një turiste 31-vjeçare Italiane ka dalë nga një rrugë dytësore dhe është përplasur me një mjet. Kjo e fundit ka marrë dëmtime ndërsa është dërguar në spitalin e Pogradecit.

Sipas nje dëshmitari në aksident turistja italiane ka humbur këmbën, nga përplasja e fortë.

Më datë 19.09.2023, rreth orës 15:50, në aksin rrugor “Pogradec-Lin”, pranë fshatit Piskupat, Pogradec, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., 33 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtuese shtetasen italiane E. R., rreth 31 vjeçe, e cila për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 33-vjeçari ndodhet në vendngjarje.

Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur, si pasojë e prerjes së menjëhershme të rrugës nga drejtuesja e motomjetit, e cila ka qenë duke dalë me mjetin e saj nga pjesa buzë liqenit të Ohrit, në rrugë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave, dokumentimin e ngjarjes si dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.