Policia rrugore bën namin në Korçë, përgjatë një jave gjobit 1083 shoferë(Foto)

Policia Rrugore e Korçës e pranishme 24/7, në të gjitha akset rrugore të qarkut. Gjatë javës së fundit është arrestuar 1 shtetas për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë. Me qëllim parandalimin e aksidenteve, rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë dhe lehtësimin e qarkullimit gjatë sezonit turistik, Policia Rrugore, ka vijuar monitorimin e akseve rrugore në të gjithë qarkun, me qëllim konstatimin dhe ndëshkimin e shkeljeve të Kodit Rrugor.

Gjatë kësaj jave janë ndëshkuar administrativisht, në total 1083 drejtues mjetesh, të ndarë konkretisht:

Janë ndëshkuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit 2 drejtues;

Janë ndëshkuar 67 drejtues mjetesh për parkime të gabuara;

10 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit;

991 drejtues janë ndëshkuar për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Policia e Rrugore e DVP Korçë apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe të kallëzojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: