Ish- arkitekti i Skënderbeut europian dhe sot Trajner i Ballkanit, Ilir Daja ka folur në konferencë për shtyp pak para përballjes së Ballkanit në transfertë me Viktoria Plzen, Ballkani sot (e enjte) luan në Ligën e Konferencës me çekët e Plzenit, në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin “Doosan Arena” ora 21:00.
Ilir Daja (Ballkani) Startojmë me ndeshjen e parë të grupeve të Ligës së Konferencës, ku shorti na ka vënë përballë ekipit favorit, pasi Plzeni dhe Dinamo mbeten favoritët kryesorë të grupit”.
“Plzeni ka një përvojë shumë të madhe në garat evropiane, përfshirë edhe paraqitjet në grupet e Ligës së Kampionëve. Po ashtu, po kalon një formë të mirë edhe në kampionat”. Ne jemi një ekip që për herë të dytë jemi në grupet e Ligës së Konferencës dhe jemi në ri-formatim e sipër për shkak të largimeve të fundit. Do të jetë një përballje e vështirë, por nuk do të futemi të dorëzuar dhe do të mundohemi të bëjmë më të mirën tonë në këtë ndeshje”.
Natyrisht, që kundërshtari po kalon një formë tepër të mirë, por edhe ne në kampionatin tonë, përtej problematikave, kemi 3 fitore dhe 1 barazim në katër javët e para. Kemi shumë respekt për vijimësinë e Plzenit, por çdo ndeshje është e veçantë dhe ka historinë e saj. Shpresojmë që duke pasur edhe fatin në anën tonë, të bëjmë diçka të mirë në Çeki”, përfundoi trajneri i Ballkanit.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.