Policia iu gjeti kanabis gjatë kontrollit fizik/ Vihen në pranga 4 -rrinj në Pogradec, Libonik e Vloçisht…

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin F. Sh., 30 vjeç dhe referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për vëllanë e tij, shtetasin A. Sh., 22 vjeç, banues në Pogradec, pasi gjatë kontrollit fizik, 30-vjeçarit iu gjet një sasi e vogël e lëndës së dyshuar narkotike kanabis, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tyre u gjetën disa fara të dyshuara narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me një aparat celular.

-Po këta specialistë arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 20 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq,

pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij, në fshatin Vloçisht, u gjet një sasi e vogël me lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe municion luftarak. Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin J. A., 27 vjeç, banues në fshatin Libonik, Maliq, pasi në Libonik, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që ai drejtonte, u gjet një sasi e vogël me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, të cilën dyshohet se ia kishte blerë 20-vjeçarit A. M. Sasitë e lëndëve narkotike dhe municioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: