Ngjarje e trishtë në Greqi. Një 24-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Greqi mëngjesin e sotëm në një kantier ku po kryhenin punime për kanalizimin e ujërave të zeza. Ngjarja ka ndodhur në Agrinio të Greqisë ku sipas “Protothema”, i riu nuk ishte punonjës i bashkisë por staf i firmës që po kryente punimet.
I riu shqiptar e kishte ditën e parë të punës ditën që edhe u nda nga jeta.
Informacionet bëjnë me dije se ai mund të jetë përplasur nga një ekskavator por rrethanat e sakta të vdekjes së tij akoma nuk dihen. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca e cila ka transportuar punëtorin e plagosur në spitalin e Agrinit, por fatkeqësisht nuk i ka mbijetuar plagëve të marra.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.