Perfshihet nga zjarri një banese në Korçë/ Zjarrfikësit në “beteje” me flakët, shpëton i moshuari…

Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në lagjen nr.11 në Korçë. Zjarri ka shkaktuar dëme të shumta materiale, pasi pjesa më e madhe e shtëpisë është djegur. Policia bën me dije se, brenda banesës ndodhej i moshuari, Tomi Sofroni i cili është nxjerrë nga policia dhe zjarrfikësit. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar nga zjarri, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale

Njoftimi i Policisë:

Më datë 22.09.2023, rreth orës 10:45, në lagjen nr. 11, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Dh. S., ku nga të dhënat paraprake nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Shërbimet e zjarrfikëses, ndodhen në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”, njofton policia

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: