Një 38-vjeçar është vënë në pranga nga Polcia Korcë, katër ditë pasi i vodhi celularin një qytetari, në ambientet e një lokali. Në pranga ka rënë kërkim F. Zh., 38 vjeç, banues në Korçë, i cili me datën 19 shtator i ka vjedhur aparatin celular një qytetati, në ambientin e një lokali, në lagjen nr. 18, Korçë.
Po ashtu, nën hetim janë vënë edhe dy persona të tjerë. Konkretisht, një 17-vjeçar, i cili u kap në rrugën e Drilonit, Pogradec, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi dhe një 64-vjeçar me iniciale A.P, pasi dyshohet se më datë 16 shtator 2023, i ka vjedhur një mjet pune në banesë, një shtetasi.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.