Palasa jo vetëm nga plazhet më të bukura të Shqipërisë, por edhe vendi ku ka marrë udhë lufta e parë moderne e njerëzimit(Video)

Plazhi i Palasës nuk është vetëm një nga më të bukurit në Shqipëri e më gjërë, por edhe një pikë e rëndësishme historike, teksa është pikërisht vendi ku ka nisjen një nga luftërat më të mëdha të antikitetit dhe e para moderne e njerëzimit. Këtë na e ka treguar me detaje Blendi Fevziu, në një prej video-ve të tij në Instagram në udhëtimet e shpesha që bën në cdo cep të Shqipërisë, por edhe botës,

teksa kur nuk shijon plazhet, peisazhet spektakolare të maleve apo kulturat e cuditshme të vendeve të largëta, ndan me ndjekësit e tij edhe fakte historike, si në rastin e Palasës.

Spunton moderatori i njohur e ka marrë nga përmendorja e Cezarit që gjendet në Palasë, e cila në fakt është bërë pikërisht për luftën që perandoni i famshëm romak ka bërë me rivalin e tij më të madh, Pompeun, teksa gjithcka ka nisur në bregdetin shqiptar.

Kështu, sipas Fevziut, 1 vit pasi nisi përplasja mes Cezarit, që sapo kishte shpaullur veten perandor dhe Pompeut, që gjendej bashkë me flotën ushtarake në Iliri (Shqipëri), udhëheqësi i Romës u nis me anijet tregëtare pikërisht drejt Palasës, aty ku ndaloi me 6 legjione, kaloi Llogaranë dhe sulmoi kundërshtarin pas shpine në Orikumin e sotëm. Megjithatë përballja e tyre më e përgjakshme ndodhi në Durrës, e nga atje në kufirin e Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, ku Pompeu humbi dhe shkoi në Egjipt, atje ku u vra disa kohë më pas, ndërsa Cezari vazhdoi si Perandor i Romës

Greqi/ Banda e femrave plaçkit shtëpinë e të moshuarit, vjedhin 5 mijë euro flori dhe para cash…

Shtëpia e një të moshuari në Arta ishte vënë në shënjestër të një bande femrash gjatë mungesës së tij mesditën e 16 shtatorit. Tre autoret kishin pushtuar ambientet e brendshme pa u vënë re nga fqinjët, kishin vjedhur shumën prej 600 eurosh dhe flori në vlerë 5000 euro dhe ishin larguar në drejtim të panjohur.

Rasti u zbardh nga hetimet e kryera nga Policia e Sigurisë dhe u identifikuan detajet e njërës prej tre femrave, por ajo ende nuk është arrestuar.

Vijojnë hetimet paraprake për identifikimin e dy bashkëpunëtorëve të tjera të saj, të cilat përballen me akuzën e vjedhjes dhe nëse kanë kryer vjedhje të tjera të ngjashme në banesat e të moshuarve në zonën e gjerë.

Spartak Ngjela: “Të gjithë vendet e Europës kanë frikë nga Shqipëria…

Nga Spartak Ngjela:

Çfarë po ndodh me Shqipërinë sot?
Të gjithë vendet e Evropës kanë frikë nga Shqipëria. Sidomos tani që Kosova është një shtet i pavarur.
Përjashtim bën vetëm Amerika, por kjo mjafton për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Si shpjegohet kjo frikë ndaj shqiptarëve në shekuj e shekuj nga perandoritë?
I.
Por, ndërkaq na duhet të kujtohemi që kjo frikë ka qenë prej kohësh, sepse si e tillë ka ardhur nga vetë historia.

Kjo frikë kundrejt shqiptarëve ka filluar si e regjistruar në historinë e dy perandorive të rëndësishme: në Perandorinë Romake dhe në Perandorinë Osmane.
Që në mesjetë…

Shqiptarët, të vetëm, u përplasën në luftë të tmerrshme me Perandorinë Osmane, si askush tjetër. Por, edhe me Perandorinë Romake kishte qenë e njëjta gjë, sepse, veç ilirëve, askush nuk u përplas dot me ta, me atë forcë tronditëse siç u përplasën ilirët; dhe historia moderne sot e ka në një kapitull të gjerë luftën Iliro-Romake.

Janë tri lufta Iloro-Romake, që nga viti 229 para erës se Re e deri në vitin 9 të erës sonë, me mbretër të famshëm ilirë, si Genti, Teuta, Dhimitër Fari, Agroni, Skardilaidi, etj; por dhe me gjeneralë dhe ushtarakë të mëdhenj. Dhe ajo që na jepet e qartë nga historia është fakti që Iliria ka qenë gjithmonë në luftë, por njëherësh edhe konkurentja më e madhe e Romës.
Dhe koha e solli që, që nga viti 229 e deri në vitin 556 Roma u drejtua nga 20 perandorë ilirë: nga Trajan Decius 249-251 e deri tek Justinisni i Parë 527-556.

Asnjë popull tjetër nuk e ka bërë këtë. Se edhe Perandorinë Bizantine një shqiptar e themeloi. Sepse Bizanti u themelua nga Konstandini i Madh në vitin 330, por që, në vitin 1453 Kostandinopojën e pushtoi sërish një shqiptar tjetër, por këtë herë për llogari të Perandorisë Osmane.
II.
Dhe historia përsëriti vetveten, sepse e njëjta gjë ndodhi edhe me Perandorinë Osmane. Njëlloj si në Perandorinë Romake që ishin tri luftra iliro-romake që dominuan historinë, po kështu ndodhi edhe në Perandorinë Osmane.

Po Perandoria Osmane, ku e ka ngjashmërinë me tri luftat Iliro-Romake?

E njëjta gjë ndodhi: sepse ishte fryma kastriotiane që, pasi i tmerroi osmanët në 25 vite rresht, 1443 – 1468, kjo frymë e ndryshuar si natyrë, erdhi dhe drejtoi Perandorinë Osmane me 12 vezirë të mëdhenj shqiptarë, dhe me dhjetëra e dhjetëra pashallarë e gjeneralë të rëndësishëm shqiptarë.
Po, ku kishte Perandori të vërtetë Osmane përpara se sa ajo të drejtohej nga shqiptarët? Askund dhe fare.
Ishin gjeneralët dhe vezirët e mëdhenj me origjinë shqiptare që i kthyen otomanët në një perandori të madhe.
Po sot?
Edhe sot…
Është e njëjta gjë.
Pse?
II.
Shqiotarlt duhet të kujtohen gjithmonë që fuqitë e mëdha në vitet 1912-1913 i copëtuan shqiptarët në pesë shtete rrotull tyre, se gjeneralët dhe historianët e fuqive të mëdha e dinin historinë e pushtimit që erdhi në histori nga princat shqiptarë

– nga mendja, trimëria dhe vizioni shqiptar – në të dy perandoritë e mëdha që përmendëm, njëra pas tjetrës: në Perandorinë Romake dhe në Perandorinë Osmane.
Por ata sigurisht që e dinin se vetë shqiptarët që drejtuan dy perandoritë më të mëdha të njerëzimit, nuk bënë asgjë për Arbërinë e tyre. Ata njerëz të mëdhenj që drejtuan perandoritë, siç duket donin famën e pushtetit të tyre të madh, dhe vendin e tyre që mbeti i vogël.

Por, edhe në kohet e reja:

shqiptarët po japin kudo shumë, por jo në Shqipëri.
E pra, çfarë ka ndodhur e çfarë po ndodh me ta? që ata tani vijojnë të jenë të shpërndarë në pesë shtete: në Serbi, në Mal të Zi, në Kroaci, në Maqedoni dhe në Greqi, dhe, kudo ku janë, ata drejtojnë në shkencë dhe në politikë.
Në analet sekrete të vendeve sllave dhe në Greqi thuhet shpesh se, “po t’i lëmë shqiptarët bashkë, ata Ballkanin do ta kthejnë sërish në Ilirinë e tyre”.

Dhe, të gjithë dijetarët antishqiptarë deklaronin e po deklarojnë se:

gjuha shqipe e rrëzon të gjithë historinë e gënjeshtërt që neve na ka dhënë jetën tonë në Gadishullin Ilirik.
Dhe shqipja realisht po e bën këtë.
Kjo është e vërteta jonë.
E pra, a do të mund të dalim dot ne shqiptarët nga kjo gjendje rënduese që na ka bllokuar vijimin e një historie të vërtetë?
Por, Kosova na bën optimistë. Çlirimi i saj duhet të sjellë me vete, si në një proces të vërtetë, edhe çlirimin e shqiptarisë ende të shpërndarë, që ajo të bashkohet në Një Shtet Kombëtar.

Historia ulëritëse e 33 vjeçarit nga Maliqi: “Marr borxh që të vij në Korçë për të kryer dializën, më ndihmoni të jetoj….

Një i ri nga Maliqi nuk ka mundësi të udhëtojë tre here në javë drejt Korçës për të kryej seancat e dializës për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike. Desmir Seferi jeton në një banesë të rrënuar dhe ushqimet i merr me para borxh. Përmes Report tv, 33-vjeçari apelon për ndihmë, pasi nuk ka përballon dot koston e transportit. Desmir Seferi prej 11 vitesh është me dializë pasi veshkat nuk e kryejnë funksionin e filtrimit të gjakut. 33-vjeçari jeton në kushte të mjerueshme me vëllanë e kunatën në fshatin Podgorie të Maliqit.

Shtëpia është krejtësisht e rrënuar dhe rrezikon t’i zërë brenda. Trajtohet me një pension invaliditeti prej 20 mijë lek në muaj, shumë e pamjaftueshme për ushqime e ilaçe.

Me borxhe jetoj! Me borxh shkoj me furgon për të bërë dializën, me borxh e marr bukën. Pronari i furrës më ka thënë s’të jap më, nëse nuk paguan shumën që më detyrohesh”, tha ai. Për shkak të vështirësisë financiare, 33-vjecari ka ulur numrin e terapive. Ai nuk ka para për të udhëtuar tre herë në javë drejt Korçës për të kryer dializën. Shteti i jep 4 mijë lek në muaj për transportin, shumë kjo që nuk mjafton as për biletën e furgonit.

Duhet të shkoj tre here në javë në Korçë për të bërë dializën. Kushton 4 mijë lek bileta për një rrugë. Unë nuk kam para dhe nuk shkoj në të gjitha seancat. Kam qarë atje (tek qendra e dialzës) më kanë thënë shko në bashki. Edhe në bashki kam shkuar por s’më kanë ndihmuar”, u shpreh me tej

Faktin që Desmiri nuk është paraqitur për të bërë dializën tre herë në javë e ka pranuar dhe administratorja e Qendrës së Dializës, Fiodora Fili, e cila tha se kompania koncesionare nuk e ka të përfshirë në kontratë transportin e pacientëve. Dializa është jetike për Desmirin, i cili rrezikon jetën nëse nuk kryen tre herë në javë filtrimin e gjakut përmes aparaturës. Ai kërkon ndihmë nga bashkia e Maliqit por dhe donatorët privatë për t’i mundësuar transportin./ Reporttv

U xhirua në Korçë/ Zbulohet data kur do shfaqet për publikun filmi “Në Kuadër të Dashurisë”…

Filmi i shumëpërfolur “Në Kuadër të Dashurisë, ku janë protagonistë edhe dy ish-pjesëmarrësit në BBV, Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli, do të shfaqet për publikun më 10 tetor 2023. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Top Channel, ku thuhet se filmi flet për një çift të martuar prej vitesh që vendosin t’i japin fund lidhjes së tyre pa kuptuar implikimet e familjeve të tyre në këtë ndarje.

Vendimi për t’u ndarë do i bëjë ata të njohin kufijtë e njërit-tjetrit dhe të njerëzve të tyre të dashur në situata plot humor dhe dashuri.

Ndërkohë aktorët që do të marrin pjesë në film janë:

Ndriçim Xhepa, Sara Hoxha, Olta Gixhari, Luiz Ejlli, Ylber Bardhi, Luan Jaha, Olta Daku, Roerd Toçe, Besmir Bitraku, Zamira Kita, Sotiraq Bratko, Aleksandër Grami, Eni Shehu, Dea Mishel Hoxha, Salsano Rrapi, Myzafer Zifla, Klodiana Keco, Koço Qendro

Regjisori: Koloreto Cukali.

Kukësi gjen fitoren e parë në Korçë, Skënderbeu në rrënie të lirë…

Kukësi ka marrë sot fitoren e tij të parë në “Abissnet Superiore“ këtë sezon. Verilindorët kanë mposhtur Skënderbeun në Korçë me rezultatin e ngushtë 1-0. Skuadrës së Stavri Nicës i mjaftoi një gol i vetëm për të marrë tre pikët e para në kampionat. Endri Reçi zhbllokoi shifrat në minutën e 29, kur shënoi një gol që do të kishte zili çdo futbollist .

Me një goditje fantastike nga distanca, Reçi shtangu portierin e Skënderbeut dhe i dha Kukësit fitoren e parë duke kthyer me këmbë në tokë Skënderbeun i cili në javët e para të këtij edicioni e shihte veten edhe si kryesues.

SKËNDERBEU-KUKËSI 0-1
29′ Reçi

Skënderbeu (3-4-3): Alia; Prençi, Rabiu, Dumfur; Liço, Shaqe, Merlim, Frashëri; Rashica, Muharem, Nikaj

Kukësi (4-4-2): Tafas; Lamçe, Reçi, Zhongo, Mbarak; Basha, Momoh, Lala, Salami; Hasaj, Beshiraj

Zhgënjejnë sërish korçarët, që marrin humbjen e tretë radhazi

‘Kam pasur telefonata’/ Alma K flet sërish për skandalin: ‘Uroj qe djali im te mos e shohe videon…

Në një rrëfim ekskluziv për Top News, Alma Kaçi e përfshirë në skandalin me kryebashkiakun Safet Gjici, ka treguar më shumë për situatën që ndodhet aktualisht. Ajo tha se ka nevojë për mbrojtje dhe se e gjithë barra e kësaj situate i ka rënë djalit të saj 12 vjeç.

“I drejtohem shtetit. Unë jetoj vetëm më djalin që e kam vetëm 12 vjeç, i ka rënë e gjithë barra atij. Kam pasur telefonata”

Gazetarja: Si po e mbroni fëmijën, që mos të hasë me ato pamje që u bënë virale?

E kam shkëputur nga rrjetet sociale, e kam çuar në shkollë. I kam thënë vetëm se kam pasur një problem në punë. Uroj të mos e shohë videon.

Për punën do e vazhdoj, është i vetmi profesion që di të bëj, gazetaria investigative”, tha Alma Kaçi për Top News.

Kupa Ballkanike/ Skenderbeu në vollejboll fiton medalje bronzi(Foto)

BVA Kupa Ballkanike për klube në kategorinë e femrave, u organizua në qytetin e Gjilanit në Kosovë në datat 19-21 Shtator.
Ekipet pjesëmarrëse në këtë aktivitet ishin:
🇦🇱 SK Skënderbeu, Korca
🇽🇰 KV Drita, Gjilan
🇹🇷 Galatasaray S.K, Stamboll
🇬🇷 A.O Markopoulous, Athina

Ndeshja e parë për ekipin e Skënderbeut ndaj ekipit të Galatasaray përfundoi me rezultatin 0:3 për ekipin turk.

Ndeshja e rradhës për ekipin e Skënderbeut ishte me ekipin KV Drita, e cila u fitua me rezultatin 3:2 nga ekipi korcar.
Ndeshja e fundit për ekipin e Skënderbeut me ekipin A.O Markopoulos perfundoi 0:3 për ekipin grek.
Fitues i BVA Kupa Ballkanike 2023

🏆 u fitua nga ekipi turk i Galatasaray S.K🥇 dhe në vendin e dytë u rendit ekipi Markopoulos🥈

●Ekipi korçar i Skënderbeut u rendit në vendin e tretë 🥉 në këtë aktivitet ndërkombëtar.
★Sportistja e ekipit korçar, Anxhela Mehmeti fitoi titullin “Libero më i mirë i aktivitetit”.