Një i ri nga Maliqi nuk ka mundësi të udhëtojë tre here në javë drejt Korçës për të kryej seancat e dializës për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike. Desmir Seferi jeton në një banesë të rrënuar dhe ushqimet i merr me para borxh. Përmes Report tv, 33-vjeçari apelon për ndihmë, pasi nuk ka përballon dot koston e transportit. Desmir Seferi prej 11 vitesh është me dializë pasi veshkat nuk e kryejnë funksionin e filtrimit të gjakut. 33-vjeçari jeton në kushte të mjerueshme me vëllanë e kunatën në fshatin Podgorie të Maliqit.
Shtëpia është krejtësisht e rrënuar dhe rrezikon t’i zërë brenda. Trajtohet me një pension invaliditeti prej 20 mijë lek në muaj, shumë e pamjaftueshme për ushqime e ilaçe.
Me borxhe jetoj! Me borxh shkoj me furgon për të bërë dializën, me borxh e marr bukën. Pronari i furrës më ka thënë s’të jap më, nëse nuk paguan shumën që më detyrohesh”, tha ai. Për shkak të vështirësisë financiare, 33-vjecari ka ulur numrin e terapive. Ai nuk ka para për të udhëtuar tre herë në javë drejt Korçës për të kryer dializën. Shteti i jep 4 mijë lek në muaj për transportin, shumë kjo që nuk mjafton as për biletën e furgonit.
Duhet të shkoj tre here në javë në Korçë për të bërë dializën. Kushton 4 mijë lek bileta për një rrugë. Unë nuk kam para dhe nuk shkoj në të gjitha seancat. Kam qarë atje (tek qendra e dialzës) më kanë thënë shko në bashki. Edhe në bashki kam shkuar por s’më kanë ndihmuar”, u shpreh me tej
Faktin që Desmiri nuk është paraqitur për të bërë dializën tre herë në javë e ka pranuar dhe administratorja e Qendrës së Dializës, Fiodora Fili, e cila tha se kompania koncesionare nuk e ka të përfshirë në kontratë transportin e pacientëve. Dializa është jetike për Desmirin, i cili rrezikon jetën nëse nuk kryen tre herë në javë filtrimin e gjakut përmes aparaturës. Ai kërkon ndihmë nga bashkia e Maliqit por dhe donatorët privatë për t’i mundësuar transportin./ Reporttv
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.