‘Të vdesësh për atdhe është sikur të rilindësh përsëri’/ Banderola që po mbush rrugët e Prishtinës…

Një polic i policisë së Kosovës humbi jetën në përballjen me një grup të armatosur mëngjesin e sotëm në veri të vendit. Polici Afrim Bunjaku u vra kur ishte në krye të detyrës së tij. Ai u qëllua nga grupe kriminale sapo ishte përballur me një grup që kishte bllokuar rrugët. Pas vrasjes së tij, disa qytetarë kanë vendosur disa banderola në Prishtinë ku shkruhet

Të vdesësh për atdhe është sikur të rilindësh përsëri”.

Kjo foto dhe ky slogan është shpërndarë gjerësisht edhe në rrjetet sociale.

Policia e Kosovës u sulmua me armë mëngjesin e sotëm në fshatin Banjskë, të Leposaviqit. Më pas agresorët u strehuan në një manastir. Disa orë më vonë policia e Kosovës njoftoi vrasjen e 3 prej agresorëve dhe arrestimin e 1 prej tyre.

Siguroi kushtet për të vrarë tre persona/ Arrestohet i shumëkërkuari në Pogradec (Emri)

Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Pogradecit, pasi akuzohet se kishte planifikuar vrasjen e 3 personave me të cilët thuhet se kishte konflikt. Në pranga është vënë Lorenc Kuqo. Policia informon se ‘specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec bënë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë, për ndalimin e shtetasit në kërkim:

Lorenc Kuqo, 41 vjeç, banues në fshatin Rëmenj, Pogradec.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Lartë e ka dënuar me 7 vjet e 3 muaj burgim, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 3 vjet e 3 muaj.

Ngjarja/Më datë 25.04.2017, 41-vjeçari, pas konflikteve për motive të dobëta me 3 shtetas, kishte planifikuar që ti vriste ata. Ndërhyrja në kohë e Policisë, parandaloi ngjarjen e rëndë, që ishte planifikuar të ndodhte në ambientet e një lokali. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 automatik kallashnikov, 1 automjet dhe 1 kapuç (maskë), që i posedonte shtetasi Lorenc Kuqo.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Aksident i frikshëm në aksin Korçë-Maliq/ ‘Benzi’ del nga rruga, plagoset pasagjeri…

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor “Korçë-Maliq”, pranë fshatit Koritë. Policia bën të ditur se automjeti tip “Benz” me drejtues personin me inicialet A. K. ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Nga aksidenti ka mbetur i dëmtuar pasagjeri I. P. i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës.

Njoftimi i Policisë:

Sot rreth orës 12:33, në aksin rrugor “Korçë-Maliq”, pranë fshatit Koritë, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A. K., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar shtetasi I. P., pasagjer në këtë automjet, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës. Me shtetasin A. K., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Ultimatumi i Ardian Takajt, humbja me Kukësin thyen premtimin e lojtarëve…

Skënderbeu e nisi kampionatin me dy fitore rradhazi që rritën euforinë në Korçë ku dukej se kjo skuadër e re premtonte shumë. Mirëpo, 2 javët pasardhëse do të rezultonin vetëm me humbje duke ulur menjëherë moralin në ambient. Ndaj Kukësit ditën e djeshme, pritej që bardhekuqtë të bënin kthesën duke shfrytëzuar edhe gjendjen e kundërshtarit, por në fakt këtë e bën verilindorët që fituan 0-1 në Korçë duke marrë fitoren e parë këtë sezon.

Presidenti Ardian Takaj zhvilloi një takim me ekipin para ndeshjes

ku kërkoi autokritikë nga lojtarët për dy humbjet me Tiranën dhe Teutën në transfertë. Kreu i bardhekuqve vendosi ultimatum për fitoren ditën e shtunë ku mes lojtarëve e stafit teknik u shpreh se asnjë rezultat nuk do të pranohet veç fitores duke marrë edhe premtimin e lojtarëve për kthesën në shtëpi.

Mirëpo, ky premtim nuk u realizua duke e zhytur ekipin akomë më thellë në renditje ku tashmë renditet në vendin e 7-të. Mbetet të shihet si do të veprojë presidenti Takaj me skuadrën që do të nisë sot punën për transfertën e rradhës me Erzenin, të mërkurën në orën 15:00./ Newsport

Modelja e njohur kthehet prezantuese në spektaklin e rëndësishëm në Shqipëri…

Fundviti na sjell gjithmonë edhe Festivalin e Këngës në RTSH. Almeda Abazi do të jetë prezantuesja e edicionit të 62-të të festivalit të RTSH-së. Sipas “Kryefjala” modelja shqiptare e cila prej vitesh jeton me familjen e saj në Turqi, do të rikthehet në vendlindjen e saj për evenimetin më të rëndësishëm së muzikës.

Por në prezantimin e spektaklit gjigand, ajo nuk do të jetë vetëm.

Të njëjtat burime, thonë se djali që do ta shoqërojë është gjithashtu moderator dhe bëhet fjalë për Xhani Shqerrën.

Vrasja e policit në Kosovë, mbyllet pika kufitare me Serbinë…

Pika kufitare në Bërnjak të Kosovës është mbyllur për hyrje nga Serbia. Mbyllja e kësaj pike vjen pas rritjes së tensioneve në veri të vendit, ku në orët e mëngjesit të sotëm u vra një polic i Kosovës dhe u plagos një tjetër. Policia e Kosovës u sulmua me armë nga grupe kriminale në Leposaviç, në veri të vendit.

Drejtuesit më të lartë të shtetit të Kosovës, por dhe politikanë, e kanë dënuar këtë ngjarje të rëndë.

Kujtojmë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një reagim në Facebook e ka konsideruar ngjarjen një akt terrorist, duke thënë se krimi i organizuar me mbështetje politike, financiare dhe logjistike nga Beogradi zyrtar po sulmon shtetin e Kosovës.

Po të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka thënë se vrasja në veri është “planifikuar, orkestruar dhe ekzekutuar nga bandat kriminale serbe”.

Afrim Bunjaku ,polici i 2-të që vritet në krye të detyrës/ Policia : “Jemi sulmuar nga grupe të armatosura…

Kosova është tronditur këtë mëngjes. Rreshteri policor Afrim Bunjaku bëhet polici i dytë i Republikës së Kosovës që vritet në veri të vendit, teksa ishte në detyrë. Policia e Kosovës ka reaguar për vrasjen e policit në veri në komunën e Leposaviçit, ku thotë se menjëherë pasi kanë marrë informacion se rruga është bllokuar nga dy kamionë, janë nisur drejt vendit të ngjarjes. Thuhet se grupi i policëve është sulmuar nga grupe të armatosura në disa vende të ndryshme.

Njoftimi i plotë

Policia e Kosovës (PK) në vazhdën e realizmit të detyrave dhe autorizimeve të saja kushtetuese dhe ligjore, sipas detyrës zyrtare ka të angazhuara njësi patrulluese në nivel vendi, me qëllim të kryerjes së detyrave policore në interes të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike si dhe ofrimit të sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës pa dallim.

Gjatë realizimit të detyrave policore, sot rreth orës 02:34 në Mitrovicë Veri, njësia për ndërhyrje të shpejtë e policisë kufitare ka vërejtur se në hyrje të fshatit Bajnskë, në urë janë vendosur dy mjetet të rënda kamion (pa targa) dhe hyrja në këtë fshat përmes urës nuk mund të bëhet, pasi e njëjta është bllokuar.

Njësitë e rendit të Stacionit Policor Zveqan, pas pranimit të informacionit i janë përgjigjur rastit dhe janë nisur me tri njësi në drejtim të lokacionit dhe posa kanë mbërri në afërsi të vendit ku është raportuar bllokada, njësitë policore kanë hasur në rezistencë ku nga disa pozicione të ndryshme janë gjuajtur me arsenal armësh të zjarrit, përfshirë këtu edhe me granata dore dhe zollë, ku si pasojë e gjuajtjeve janë qëlluar me armë zjarri dy zyrtarë policorë.

Njësitet policore në vetëmbrojtje i janë përgjigjur sulmit dhe kanë arritur që ta zmbrapsin sulmin fillestar për të krijuar kushte për dhënien e ndihmës dhe tërheqjen e kolegëve të qëlluar me armë zjarri.

Zyrtarët policorë të plagosur janë tërhequr nga lokacioni dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë Jugu, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e njërit nga zyrtarët policor të plagosur rëndë, ndërsa dy zyrtarë të tjerë, njëri i plagosur dhe tjetri i lënduar, sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë dhe të njëjtit janë transportuar në SHSKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Të gjitha njësitë policore relevante sipas profileve janë aktivizuar në teren, të njëjtat kohë pas kohe janë duke u sulmuar me armë zjarri nga pozicione të ndryshme, nga grupe të organizuara dhe të armatosura. Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente dhe organet e drejtësisë, po ndërmerr veprimet e saja me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike si dhe sjelljes para organeve të drejtësisë së kryerësve të sulmeve ndaj zyrtarëve policor.