U mbyt në Sarandë/ Babai i 29-vjeçares britanike kërkon drejtësi në Shqipëri: “Askush nuk më përgjigjet…

Një baba britanik, vajza e të cilit u mbyt gjatë pushimeve në Shqipëri, thotë se ka dyshime mbi vdekjen e së bijës dhe se nuk do të ndalojë kurrë së luftuari për drejtësinë për të. George Gannon, 61 vjeç, i tha Sky News se Rebecca, 29 vjeç, nga Stone, në Staffordshire, po zhytej në një turne të organizuar me Qendrën Diving Spiranca në Sarandë shtatorin e kaluar, kur humbi jetën. Ai tha se mbeti pa frymë kur mori vesh për vdekjen e saj.

“Ne ishim ulur si familje duke parë funeralin e Mbretëreshës, kur trokitën në derë dy policë dhe thanë, “duhet t’ju themi se vajza juaj vdiq në Shqipëri”, tha ai. “Nuk kam mundur të qaj akoma, nuk kam mundur të pikëllohem”.

George ka kaluar pjesën më të madhe të 12 muajve të fundit në Shqipëri duke u përpjekur të zbulojë se çfarë ka ndodhur dhe tani është gati të kthehet.

“Nuk do të ndalem kurrë derisa të gjej drejtësinë” . “Është e tmerrshme, nuk kam pasur asnjë ndihmë nga qeveria shqiptare, nuk kam pasur asnjë ndihmë nga qeveria britanike”, tha ai.

“Sapo kam qenë atje duke luftuar për vajzën time pa asnjë ndihmë dhe kur jam përpjekur të kontaktoj me njerëz ata thjesht nuk flasin. Është sikur e gjithë situata po fshihet dhe nuk ka ndodhur kurrë, por nuk do të ndalem kurrë, kurrë, kurrë, derisa të gjej drejtësinë”.

Z. Gannon tha se Rebecca kishte dashur të plotësonte 30 zhytje në kohën kur mbushte 30 vjeç. Zhytja në Shqipëri ishte e 29-ta e saj dhe e fundit. Ai dyshon se u desh shumë kohë për të shpëtuar Rebekën, se vdekja e saj mund të ishte parandaluar dhe se vendi ku ajo vdiq ishte vetëm shtatë metra i thellë.

“Ajo ishte zhytur 25-30 metra dhe që ajo të vdiste vetëm në shtatë metra ujë ishte katastrofike,” tha ai.

Kompania duket se nuk funksionon më dhe një gazetar shqiptar i tha Sky News se kishte një arrestim. “Prokurorët akuzuan pronarin e kësaj kompanie që ofron zhytje në Sarandë, për shkelje të rregullores së shëndetit dhe sigurisë në punë

Sipas ligjit shqiptar prokurorët kanë dy vjet kohë për të përfunduar një hetim dhe për të vendosur nëse do të dërgojnë një çështje në gjykatë. Unë ndaj të njëjtin shqetësim me familjen e Rebecca Gannon, duke mos qenë e informuar për shpejtësinë dhe fazën e këtij hetimi në Shqipëri”, tha ai. “Ky është vërtet një turp i madh për drejtësinë shqiptare.

George, një ish-pronar furre buke, thotë se i ka kushtuar kursimet e jetës së tij duke u përpjekur të luftojë për përgjigje në emër të vajzës së tij. Familja ka krijuar një faqe për financimin e turmave në Just Giving në përpjekje për të mbledhur fonde për kostot e tyre ligjore. Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme në Mbretërinë e Bashkuar tha: “Ne po ndihmojmë familjen e një shtetasi britanik që vdiq në Shqipëri dhe jemi në kontakt me autoritetet lokale” .

Aksident në Librazhd-Qafë Thanë/ Përfundon në spital 20-vjeçari nga Korça…

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Librazhd – Qafë Thanë. Një automjet me drejtues një shtetas 20 vjeçar, banues në Korçë është përplasur me automjetin me drejtues një shtetas 19 vjeçar, banues në Prrenjas. Si pasojë e aksidentit është lënduar drejtuesi 20- vjeçar, si edhe po kryejnë ekzaminime edhe dy pasagjerë.

Librazhd/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Librazhd-“Qafë Thanë”, automjeti me drejtues shtetasin 20 vjeç, banues në Korçë, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin 19 vjeç, banues në Përrenjas.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi 20 vjeçar dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, po kryejnë ekzaminime edhe dy pasagjerë. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Qirinj dhe flamur kuqezi/ Homazhe edhe në Tiranë për Afrim Bunjakun(Foto)

Edhe në Tiranë janë mbajtur homazhe në nder të efektivit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra një ditë më parë në veri të vendit nga grupe terroriste serbe. Siç shihet edhe nga pamjet, qytetarë e aktivistë të shoqërisë civile të mbuluar me flamujt e Shqipërisë, Kosovës dhe UÇK-së janë bërë bashkë në sheshin “Nënë Tereza”, ku kanë ndezur qirinjë e kanë vendosur lule, në kujtim të polici të rënë në detyrë.

Homazhe të tilla të ngjashme janë mbajtur edhe në Shkup e Prishtinë.

Lefter Koka dënohet me 10 vjet burg ,Alqi Bllako me 4 vite…

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka marrë vendimin për Lefter Kokën, Alqi Bllakon dhe 13 të pandehurit e tjerë. Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka është dënuar me 10 vite burg, por me gjykim të shkurtuar do të vuajë 6.8 vite burg.

Po kështu ish-deputeti i PS Alqi Bllako dënohet me 4 vite burg, por nga gjykimi i shkurtuar do të vuajë 2.6 muaj burg.

Klodian Zoto është dënuar me 8 vite burg nga GJKKO për aferën e inceneratorëve të Fierit. Arben Dervishi, Arjola Kodra dhe Juri Imeraj janë shpallur të pafajshëm.

Me shërbim prove janë 5 të akuzuar: Gentian Zifla, Regan Merdani, Sabina Canameri, Azem Shateri, Florian Muça dhe Pëllumb Abeshi.

Përmbytet Korça, rrugët kthehen në lumenj(Video)

Moti i keq ka përfshirë disa qytete të vendit ditën e sotme. Pas reshjeve të dendura të shiut, rrugët e Korçës janë përmbytur nga uji. Rruga kryesore në bulevardin Gjergj Kastrioti, parku “Rinia”, por edhe rrugicat e qytetit janë nën pushtetin e ujit. Reshjet e shiut kanë zgjatur për dy orë, por për 30 minuta shiu ka qenë më intensiv shoqëruar herë pas here dhe me breshër.

Reshjet e shiut janë shoqëruar edhe me erë të fortë në juglindje, për pasojë disa fshatra mbetën pa energji elektrike, e në zona të tjera pati rrëzim të pemëve.

Çmendet moti në Korçë/ Stuhi breshëri e kokrra si gurë bien nga qielli(Video)

I gjithë vendi është përfshirë nga moti i keq. Prej orëve të para të ditës së sotme reshje të forta shiu dhe breshëri kanë përfshirë edhe Korçën. Kjo ka shkaktuar probleme në rrugët e qytetit. Reshjet e shiut janë shoqëruar edhe me erë të fortë në juglindje, për pasojë disa fshatra mbetën pa energji elektrike,

e në zona të tjera pati rrëzim të pemëve.

Vajza e policit të vrarë prek me fjalët për babain: “Vendin tënd në shtëpi nuk e zëvendëson askush…

Vendin tënd në shtëpi nuk e zëvendëson askush”. Janë fjalët e vajzës së policit të vrarë dje në Veri të Kosovës, Afrim Bunjaku. Arbenita Bunjaku, 25 vjeçe vazhdoi duke thënë se “Ti flijove vetën për liri për këtë vend që ne dhe Kosova të jemi krenar me ty”.

Heroi babai im, sa vështirë e kam të shkruaj për ty. Ikja jote babi na la me mall të madh në zemrat tona. Nuk e di se si jetoj unë pa ty. Si jetoj unë pa heroin tim. Hyra brenda në shtëpi dhe ty nuk të pashë.

Vendin tënd në shtëpi nuk e zëvendëson askush. Të gjitha na mësove por si të jetojmë pa ty asnjëherë. Ti ishe njeri i dashur, për familjen, shoqërinë ashtu edhe për punën. E flijove jetën për liri, për këtë vend, që ne dhe Kosova dhe Kosova të jemi krenar me ty. Të premtoj babi që do të jem gjithë krenar me ty. Do të ndjekim rrugën tënde” ishin fjalët e saj.

Polici i vrarë la gruan, vajzën edhe dy djem.

Moti i keq, përmbyt Korçën(Video)

Qytetarët e Korçës janë përballur me një stuhi të fortë shiu paraditen e sotme . Përmbytjet e shkaktuar prej intensitetit të shiut, që duhet thënë se zgjati pak minuta, kanë shkaktuar probleme në disa akse rrugore. Probleme ka patur edhe në qarkullimin e mjeteve për shkak të përmbytjeve.

Situatë me e rënduar për qarkullimin e mjeteve është paraqitur edhe në rrugën përgjatë parkut “Rinia”, ku pjesa më e madhe e pusetave të shiut janë jashtë funksionit dhe të bllokuara.

Moti i keq/ Disa fshatra pa energji elektrike në Korçë…

Prej orëve të para të mëngjesit është ndërprerë furrnizmi me energji elektrike për shkak të shiut dhe erës së fortë në 17 fshatra të Njësisë Administrative Lozhan të Bashkisë Maliq. Pa energji kanë mbetur edhe 5 fshatra në Njësinë Administrative Pojan të Bashkisë Maliq. Në Pogradec janë pa energji për shkak të motit 12 fshatra të thellë malore në Njesine Administrative Proptisht.

Në Bashkinë e Devollit janë 3 fshatra pa energji dhe në atë të Kolonjës 2 fshatra, po ashtu ne zonat malore. Ekipet e OSHEE janë në terren për riparimin e defekteve në zonat ku mungon energjia prej disa orësh.

E rëndë në Greqi/ 14-vjeçari shqiptar i jep fund jetës, dyshimet e para…

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi, ku një 14-vjeçar shqiptar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë. Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur në Aiginas, ku 14-vjeçari me origjinë shqiptare i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në pemë.

Raportohet se adoleshenti bullizohej dhe kjo e ka çuar që të ndërmerrte dhe aktin ekstrem.

I mituri i ka lënë një letër familjes pak para se t’i jepte fund jetës.

Edhe pse bëhet fjalë për vetëvrasje, autoritetet greke po hetojnë për shkaqet që kanë çuar 14-vjeçarin në këtë akt ekstrem.