Nedim Bajrami befason Interin/ Fantazisti shqiptar feston me shqiponjë në “San Siro(Video)

Nedim Bajrami konfirmon edhe një herë formën e tij mjaft pozitive. Përpos ndeshjeve fantastike me Kombëtaren, mesfushori shqiptar po tregon cilësitë e tij edhe në Serinë A. “Fantazisti“ i Sasuolos nuk ka kursyer as Interin. Lojtari shqiptar i ka tundur rrjetën zikaltërve mbrëmjen e sotme, duke kthyer baraspeshën në 1-1 ndersa goli i tij shenoi hov në fitoren 1-2 kundër Interit.

Paraqitja e tij ishte mjaft pozitive, duke marrë edhe notën 7 nga “Tuttomercatoweb“-i. Notë më të lartë se ai mban vetëm Berardi (8).

Sa i takon të kaluarës, 24-bjeçari Bajrami kaloi disa vite në Superligën e Zvicrës me Grasshopers, për t’u transferuar më pas në Itali te Empoli.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: