U arrestua nga policia/ Kjo është partnerja e Laert Haxhiut, dyshohet se u përfshi në vrasjen e…

Klea Gjata është e dashura e Laert Haxhiut, e cila u arrestua në kuadër të operacionit të koduar policor “Never Forget”, pas dëshmis së të penduarit të drejtësisë Artan Tafani, i cili u zbërthye para grupit të hetimor duke zbardhur 6 krime të kryera nga grupi i autorit të masakrës së Lushnjes.

27-vjeçarja nga Lushnja dyshohet se është përfshirë në vrasjen e Alban Semakut në vitin 2021.

“Klea Gjata, 27 vjeçe, banuese në Lushnjë, dyshohet për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”,” raportoi drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku

Po ashtu bëhet me dije se asaj i janë marrë shenjat e gishtave për verifikim dhe lidhjen e saj me ngjarjet konkrete.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: