Ndeshja mes Erzenit dhe Skënderbeut, e cila u zhvillua në Rrogozhinë, u ndoq nga rreth 1 mijë tifozë. Sa u përket momenteve pikante, tifozët shijakas, por edhe stafi teknik, shpërthyen disa herë me kritika ndaj kryesorit Beqiraj në kohën kur ai riktheu penalltinë e gjuajtur josaktë nga Liço.
Ndërkohë edhe një moment tjetër vjen në minutën e 79-të te skuadra shijakase.
Deliallisi nxjerr nga loja mesfushorin Agustin Rojas, i cili ishte aktivizuar në minutën e 61-të. Argjentinasi u ndëshkua me karton të verdhë një minutë para se të linte lojën dhe zëvendësimin nuk e ka pritur mirë dhe ka ikur tepër i nervozuar drejt dhomave të zhveshjes./ Panorama Sport
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.