Sa përqind ndihen grek në Himarë? Sekretari i OMONIA: “Mendojmë se jemi shumicë…

Sekretari i OMONIA-s, Marin Suli, thotë se në Bashkinë e Himarës janë shumicë pjesa e popullsisë që mendojnë se ndihen grekë. I ftuar në studion e emisionit Opinion në Tv Klan, Suli tha se janë mbi 50% kjo kategori.

Blendi Fevziu: Sa përqind ndihen grekë në Himarë?

Marin Suli, sekretari i OMONIA: Do ta shikojmë.

Blendi Fevziu: Jo, nga të dhënat tuaja. Lere censusin.

Marin Suli: Ne mendojmë që jemi shumicë në Bashkinë e Himarës.

Blendi Fevziu: Sa afërsisht?

Marin Suli: Nuk di të të them.

Blendi Fevziu: Shumicë do të thotë mbi 50%.

Marin Suli: Padiskutim që po.

Blendi Fevziu: Ornela, mbi 50% thotë në Bashkinë e Himarës.

Ornela Çuçi: Në 1914 kanë qenë zero. Se nga kanë ardhur, Zoti e di se shumica e tyre janë nga Kurveleshi i Epërm.

Shpëtim Idrizi: 286 mijë për gjithë Shqipërinë. /tvklan.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: