Universiteti është abandonuar dhe ka vetem puthadorës pushtetarës/ Qytetarët :”Korça ka ngelur nje province e verës ,ku vijnë emigrantet thjesht te shohin të afermit e tyre…

Korça eshtë një nga qytetet më të prekura nga emigrimi masiv në Shqiperi…e për rrjedhojë tashme ka filluar te ndihet mungesa e fuqisë punëtore edhe ne nivelet me bazike te sherbime. Kudo ndesh tabela kerkojme kamariere,banakiere, shites etj…Ndersa kur sheh te boshatishet pazari, pedonalja dhe Parku thua qe shume elemente te qenesishem nuk funksionojne më…

Ja disa nga reagimet e qytetare Korçare teksa shohin qytetin pa te ardhme e pa te rrinj:

Korca fatkeqesishisht ka ngelur nje province qe pervec veres ku vijne emigrantet te shohin te afermit e tyre, gjate gjithe vitit mbetet e shkrete vetem me pensioniste te vetmuar. C’do korcar e din dhe e vuan kete kudo ku ndodhet. Eshte abandonuar edhe Universiteti F.S,N. sepse s’ka asnjefare vlere te studiosh aty ku se njef askush. Thjesht demagogji dhe trumbetim i Rilindasve duke shpikur festa lakroresh e idjotizma te tjera, qe si shkon Korcareve te kultures pershtat.

Se fundmi ka dale kjo moda e teatrove me jave ku shpalosin “talentin’ e tyre lloj-lloj hipokritesh dhe puthadores te pushtetareve , thjesht per te mbijetuar. Kush eshte korcar i vertete dhe e njeh realitetin , le te me kundershtoje me kunderargumenta.🇦🇱

Ashtu eshte Korca ka ngelur pa prespektive nga nje qytet qe gjallerohej nga puna zhurmat e njerezve qe punonin sot eshte ne gjume, mungon puna mungojne te rinjte eshte per te qare .Urgjentisht Korces duhet ti kthehet shpresa e vrare nuk mjafton vetem turizmi qe perfitojne nje grusht njerëzish. Fukaraleku eshte ulur kembekryq ne shume familje korçare .Korça e meriton te buzeqeshe se ka njerez punëtore….

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: