Korçari më i pasur në Shqipëri ,pajis me laboratorë të ri Gjimnazin “Raqi Qirinxhi” në Korçë…

Laboratori më modern i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit u përurua në gjimnazin “Raqi Qirinxhi” në Korcë. Një kontribut i Fondacionit Mane për një proces mësimor bashkëkohor, laboratori i ri siguron njohjen e të rinjve me teknologjinë dhe përfshirjen e saj në projektet shkollore. Drejtoresha e gjimanzit, Keti Qirinxhi, bashkë me themeluesin e Fondacionit Mane, Samir Mane, ishin të parët që u prezantuan një grupi nxënësish mundësitë që u krijohen tashmë.

Samir Mane shpjegoi se ky është gjimnazi që ai vetë ka ndjekur dhe se dëshironte që edhe nxënësit e sotëm të guxojnë e të ndjekin shembullin e tij.

Do t’ju këshilloja të studioni dhe njëkohësisht të hidhni vështrimin tek e ardhmja. Teknologjia, turizmi dhe sektori i shërbimeve po marrin gjithmonë e më tepër rëndësi dhe ju keni mundësinë që, me këtë laborator, ta përfshini teknologjinë në projektet tuaja,” shtoi Samir Mane.

“E kam nisur me një ëndërr dhe sot kam arritur më tepër se ç’mund të ëndërroja. Kolegët e Grupit BALFIN janë gati t’ju ndihmojnë që edhe ju të provoni ëndrrën tuaj.”

Fondacioni Mane e konsideron edukimin si mënyrën më të mirë për të përgatitur qytetarët e nesërm dhe mbështet institucionet arsimore për të rritur cilësinë e mësimdhënies dhe për t’u ofruar të rinjve mundësinë e zhvillimit akademik dhe profesional

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: