‘Asfalti sa një petë lakrori’/ Prishet rruga turistike e Dardhës: “Kushtoi 1 milion dollarë….

Nga këshilltari bashkiak Irvin Bode:

1 milion dollarë dhe rruga u prish më shpejt se boja e vijëzimeve.
Rruga e Dardhës sot mbushi plot…3 vjet që është asfaltuar.
•Kushtoi 1 milion dollarë.

•Trashësia e asfaltit: Sa një “petë lakrori”.
•Gjerësia: Sa shkëmbehen lirisht dy biçikleta.
Jetëgjatësia: Pritej të prishej që dimrin e parë por dimri, fatmirësisht është treguar zemërgjerë dhe nuk ka qënë shumë i ashpër këto 3 vjet.

Pa mbushur 3 vjet, rrugës iu deshën “arnimet”.
Plot me të tilla është mbushur. Por ka akoma…
Të gjitha ato shenjat e zeza anës rrugës që jam munduar ti tregoj janë çarje të saj që, me siguri, këtë vit, sido që të bëjë dimri, do kthehen në gropa.

Kanë tentuar t’iu bëjnë pak makiazh por, siç thuhet rëndom në këto raste:
“kanë mbuluar diçka, me diçka tjetër”
Po flasim për një aset të rëndësishëm turistik të rajonit dhe që frekuentimin më të madh e ka në periudhën e dimrit.

Pastaj vjen kalldrëmi në hyrje të fshatit;

  • Ky i shtyu nja 6 apo 7 vjet, mëkat të qahemi.
  • Tani është bërë pilaf. (Do t’ia hedhin fajin kripës)
    Pastaj vijnë rrugët e fshatit;
    Nga të pjerrëta, u bënë TË THIKTA, falë punës së mirë të inxhinierëve që e panë vetëm nga fotografitë kur po shtrohej.

Ato që mbetën pa shtruar…ç’të thuash!?
Ja, këtu janë.
Si nuk bënë njëherë një gjë të saktë,të paktën njëherë!?

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: