Zlatan Ibrahimovic zakonisht e trajton veten me një super makinë për çdo ditëlindje. Suedezi sot ka ditëlindjen dhe për 42 vjetorin, që e feston sot, zgjodhi një “Ferrari Purosangue”. Bëhet fjalë për një SUV nga kompania e Maranellos. Çmimi fillon nga 390 mijë euro. Vitin e kaluar, megjithatë, ish-sulmuesi kishte shkuar shumë larg me një ‘Ferrari Daytona SP3’ dhe një ‘812 Competizione A’.
Një skenë e përsëritur prej disa vitesh dhe e cila në tre vitet e fundit ka shfaqur gjithmonë makina ekskluzive të prodhuara nga Prancing Horse. Për të 40-at, zgjedhja ra mbi një ‘SF90 Spider’, ndërsa për të 39-at dhuroi vetes një ‘Porsche 911 Targa 4S Heritage’.
‘Ferrari Purosangue’ është me të vërtetë një perlë ekskluzive. Çmimi për versionin bazë fillon nga 390 mijë euro (i cili rritet në mbi 400 mijë me personalizimet e ndryshme).

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.