Agim Doçi flet për gjendjen e muzikës: “Këngëtaret ndërrojnë nga 5 palë tanga . Sot të rinjtë k**vërohen, kë të dëgjoj Noizyn?

Poeti Agim Doçi ishte i ftuar në emisionin “Fol me Mua” të Rovena Dilos në Fax News, ku nuk kurseu thumbimet për kolegë të tij, dhe zhgënjimin për nivelin e teksteve të këngëve që janë sot në treg.

“Kam shkruar më shumë se 600 tekste këngësh për Kosovën. Fabulat e mia nuk kanë qenë të lehta për t’u kënduar. Me ardhjen e Zhaneta Cikos (i referohet Zhani Cikos), filloi dhe puna për të bërë këngë për të fituar çmime. Me ardhjen e tij nisi edhe puna e playbackut nëpër festivale. Për të marrë çmim të parë duhet ose të kishe këngë për partinë, ose këngë për shokun Enver”, u shpreh Doçi, ndërkohë që komentoi dhe risinë e teksteve të tij, që i dedikoheshin dashurisë.

Unë doja që të rinjtë të dashuroheshin, jo si sot që të rinjtë kurvërohen. Ne kishim frikë vetë që të bënim këngë për dashurinë, nuk na e ndalonte njeri. Arben Duka ndjesë pastë ka qenë një poet i mrekullueshëm i festivaleve, ka fituar 3 çmime. Mosmirënjohësit nuk i dua fare, nuk është një harresë apo një lapsus. Unë që në 2011 më është dhënë titulli “Mjeshtër i Madh””, tha poeti, ndërkohë që u ndal dhe te e drejta e autorit, që sipas tij nuk respektohet.

“Shqipëria në kapitullin e 4 të integrimit në BE ka mbrojtjen e autorit, kjo këtu funksionon zero me bisht”.

Një vend të veçantë gjatë intervistës, Doçi ia kushtoi dhe teksteve të këngëve që janë sot në qarkullim, ku tha se nuk i ndjek shumë prej zhanerat e muzikës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: