Tragjike në Greqi/ Rra nga çatia, humb jetën 39-vjeçari Shqiptar…

Një 39-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në mënyrë tragjike këtë të mërkurë në zonën e Larisës në Greqi. Siç raportojnë mediat greke, 39-vjeçari, identiteti i të cilit nuk është publikuar, ndërroi jetë mëngjesin e sotëm gjatë orarit të punës. Ai ishte duke bërë riparime në çatinë e një banese në fshatin Pirgetos, kur për rrethana ende të paditura ra nga lartësia.

Mësohet se viktima ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa autoritetet greke po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: