Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident rrugor, informojmë se specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin M. H., 32 vjeç, banues në fshatin Panarit, Korçë, pasi në fshatin Vithkuq, Korçë, duke drejtuar automjetin tip “Hyundai”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Për pasojë kanë marrë dëmtime 2 pasagjeret në këtë automjet, shtetaset Z. H., 66 vjeçe dhe Y. H., 42 vjeçe, të dyja banuese në Panarit, të cilat morën mjekim në spital.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.