Përshëndet policinë e Kosovës/ Gazetari kroat bën shqiponjën me duar në mes të emisionit(Video)

Gazetari kroat, Velimir Bujanec, drejtues i emisionit “Bujica”, mbrëmjen e kaluar ka pasur si tematikë zhvillimet në Kosovë, duke vënë theksin te sulmi i 24 shtatorit. Por në një moment gjatë emisionit, ai ka bërë më duar shqiponjën, teksa ka përshëndetur Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës, Hashim Thaçin, Ramush Haradinaj, e kryeministrin Albin Kurti.

“Vëllai me vëlla, shqiptari me kroat”, është shprehur Bujanec.

Ndërkohë që i ftuar në emision ishte Tom Kaçinari, që deklaroi se Vuçiç ka orgnaizuar sulmin e 24 shtatorit. Ai deklaori se presidenti serb po investon para të pista në Kroaci teksa mund ta ndiqni në minutën e 56-të të videos. /Shqiperia ime

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: