Digjet makina e një polici në Pogradec, dyshimet e para…

Një mjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të së enjtes në Pogradec. Mjeti që ishte i parkuar i përket një efektivi policie. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00. Sipas të dhënave paraprake dyshohet për ngjarje aksidentale megjithatë policia po vijon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave ngjarjes. Zjarri është fikur nga forcat e MZSH-së duke shpëtuar edhe dy makina të tjera që ishin parkuar pranë mjetit në flakë.

Pogradec/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 3, Pogradec, rruga “Reshit Çollaku”, ka rënë zjarr në automjetin tip “Mercedes-Benz”, në pronësi të shtetasit Th. H., (me detyrë punonjës policie pranë Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Korçë).

Nga këqyrja paraprake, dyshohet se zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale në pjesën e brendshme të motorit të automjetit, i cili është djegur pjesërisht. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: