Me plis në kokë dhe të shoqeruar nga kenga ‘Mora Fjalë’ lojtarët shkrihen me tifozët në festë(Video)

Shqipëria ka arritur një fitore të rëndësishme përballë Republikës Çeke me rezultatin 3-0 në “Air Albania”, që i afron akoma dhe më shumë kuqezinjtë me Europianin “Gjermani 2024”. Pas përfundimit të sfidës nuk kishte si të mungonte festa e lojtarëve kuqezi së bashku me tifozët shqiptarë të ulur në shkallët e stadiumit.

Me qeleshe në kokë dhe me këngën “Mora fjalë”, lojtarët së bashku me tifozët dhuruan emocione të pafunda edhe pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: