‘Nga marrja e lekëve përmes mashtrimit tek kanosja…/Policia e Pogradecit procedon 3 persona…

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit: F. M., 66 vjeçe, banuese në Pogradec, pasi dyshohet se për një periudhë 3-vjeçare, i ka marrë një 63-vjeçareje, 3 000 euro, duke e mashtruar;

Sh. E., 49 vjeç, banues në fshatin Bishnicë, Pogradec, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë dhe ka fyer një 16-vjeçare, në fshat;

Sh. H., 62 vjeçe, banuese në fshatin Starovë, Pogradec, pasi dyshohet se në ambientet e një institucioni në Pogradec, me vetëgjyqësi, ka futur disa sende dhe orendi shtëpiake, me pretendimin se është pronë e vjetër e familjarëve të saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: