Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për tre shtetas të mitur, 14 dhe 15-vjeçarë, banues në fshatin Pojan, Maliq, pasi më datë 14.10.2023, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë hyrë në mjediset e shkollës së tyre në fshatin Pojan, kanë dëmtuar derën e një klase dhe dyshohet se kanë vjedhur në zyrën e sekretarisë, disa pajisje që shërbenin për procesin mësimor.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sendet e vjedhura.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.