Sot, duke filluar nga ora 13:30 do zhvillohen 14 ndeshjet e radhës për turin e parë të Kupës së Shqipërisë. Në Korçë, Skënderbeu do duhet të luante me Delvinën. Diçka e tillë nuk do ndodhë, pasi skuadra e Kategorisë së Dytë ka vendosur mos udhëtojë drejt transfertës, për shkak të kosotove të larta. Me fokusin kryesor kampionatin, Delvina duket se nuk kërkon të shpenzojë para dhe energji në Kupën e Shqipërisë.
Tashme për raundin e 1/32, korçarët e Ivan Gvozdenovic do sigurojnë sukesin 3-0 në Kupë, duke qenë se kundërshtari nuk u paraqit.
Në ndeshjet e tjera spikasin Dinamo – Iliria, Lushnja – Labëria apo edhe Kastrioti – Shkumbini.
Ndeshjet:

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.