Aksident në aksin ‘Bilisht-Kapshticë’/ ‘Mercedesi’ del nga rruga, ka të plagosur…

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme (19 tetor) në aksin “Bilisht-Kapshticë, në afërsi të Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë. Policia bën me dije se shtetasi me iniciale I. Z., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Mësohet se si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i mjetit si dhe pasagjeri që ndodhej në makinë me të, shtetasi me iniciale D. M., të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Bilishtit.

Devoll/Informacion paraprak

Më datë 19.10.2023, rreth orës 19:15, në aksin rrugor “Bilisht-Kapshticë”, në afërsi të Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, shtetasi I. Z., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi I. Z. dhe pasagjeri në këtë automjet shtetasi D. M., të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Bilishtit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: