Transportonte heroinë, arrestohet gruaja shqiptare në Selanik…

Një 48-vjeçare shqiptare dhe një 28-vjeçar grek janë arrestuar nga policia pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike. Sipas protothema.gr, ata përdornin taksi për të transportuar sasitë e mëdha të heroinës, në mënyrë që të mos shënjestroheshin nga policia. Sapo burri që drejtonte taksinë në një zonë të Selanikut pa policët që po afroheshin për kontroll, u përpoq të ikte për të shmangur kontrollin, pa ia dalë mbanë

dhe u arrestua së bashku me gruan e ulur në sediljen e pasme që pretendonte se ishte pasagjere.

Gjatë kontrollit në brendësi të automjetit, pranë 48-vjeçares u gjet një qese, e cila përmbante katër pako heroinë me peshë totale 1 kilogram e 980 gramë, një cigare e gjetur në derën e shoferit, tre celularë dhe në posedim të pasagjeres u gjetën 590 euro.

Ndaj dy autorëve u ngrit një dosje për veprën penale të transportit dhe trafikut të lëndëve narkotike. Ata janë dërguar në Prokurorinë e Selanikut, ndërsa u sekuestrua edhe taksia që përdornin për transportin e mallit të paligjshëm

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: