Shetitje në rrugët e Londrës/ Bomberi i Kombëtares Shqiptare kapet mat me të dashurën e re(Foto)

Duket se lidhja e dashurisë mes Armando Brojës dhe modeles britanike Jade Alyssa mund të quhet e konfirmuar. Së fundmi, futbollisti i Kombëtares shqiptare është fotografuar në rrugë me bukuroshen që i ka rrëmbyer zemrën, teksa të dy kishin dalë shëtitje me kafshët e tyre shtëpiake.

Lidhja mes të dyve u përfol përpara disa javësh, kur Xhejd postoi një foto në një restorant, ku shfaqej duke darkuar me sulmuesin shqiptar të Çelsit dhe motrën e tij.

Lidhja vjen pak muaj pasi Broja është ndarë nga e dashura e tij shqiptare, me të cilën ishte në lidhje për më shumë se një vit e gjysmë. Duket se ai nuk ka pritur shumë për të rigjetur dashurinë, këtë herë në krahët e bukuroshes Alyssa.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: