I dyshuar për grabitjen e 20 banesave, kapet ‘skifteri’ 25-vjeçar në Greqi(Foto)

Autoritetet greke kanë bërë me dije arrestimin e një 25-vjeçari shqiptar i akuzuar për vjedhje banesash. Sipas policisë fqinje bëhet fjalë për 25-vjeçarin Klement Tushe i cili bashkë me persona të tjerë kanë vepruar prej majit deri në gusht 2023 duke vjedhur banesa kryesisht në orët e pasdites kur mungonin banorët në zonën e Pikermiou dhe lagjet fqinje të saj në Athinë.

Grupi i dyshuar mendohet se dëmtonin edhe linjat telefonike për të shmangur rënien e alarmit gjatë vjedhjeve.

Veç 20 vjedhjeve në banesa, grupit i është vërtetuar edhe vjedhja e targave të një automjeti.

Gjatë kontrollit personal dhe të banesës, Klement Tushes i janë gjetur dhe sekuestruar një sasi floriri dhe 19 ora dore, 7 celularë, 9 karta SIM, 2 thika, 1 Laptop, shkop, 0.66 gram “cannabis sativa”, 200 euro, 1 automjet, 1 elektrik dhe 1 kapele.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: