Ishte planifikuar të përfundonte në fund të Tetorit, shtyhet censi për rregjistrimin e popullsisë dhe banesave…

Shtyhet afati deri më 15 nëntor i Censit të Popullsisë dhe Banesave. Lajmi u bë i ditur nga drejtoresha e INSTAT Dhurata Dhuli. Aktiviteti i censit të popullsisë dhe banesave ka pasur ecuri pozitive. 5240 anketues kanë trokitur nëpër shtëpi. 3% e zonave në të gjithë territorin nuk janë numëruar” tha Dhuli në konferencë.

Procesi nuk është mbyllur kryesisht në zonat e rindërtimit si Tiranë, Durrës, Kurbin, Kruje dhe ndonjë zonë tjetër që ka zona në distanca të largëta.

Nuk ka asnjë gjobë për informacione të rreme. Kemi shkuar me shumë se 3 herë nëpër shtëpi” tha Dhuli

Censi duhej të mbaronte në 30 tetor por u vendos të shtyhet më 15 nentor. Dhuli tha se shtyrja e afatit nuk ka kosto shtesë. Drejtoresha vlerësoi ecurinë pozitive por pranoi se ka pasur dhe raste refuzimi nga familjet për plotësimin e censit.

Drejtoresha e INSTAT Dhurata Dhuli

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: