I shpallur në kërkim për ndërtim pa lejë/ Kapet në Qafë-Thanë 50 vjeçari nga Pogradeci…

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, kapën shtetasin në kërkim Arjet Jonuzi, 50 vjeç, banues në fshatin Çërravë, Pogradec, të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec e ka dënuar me 1 vit dhe 5 muaj burgim, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Veprimet e mëtejshme procedurale u kryhen nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: