Kjo e dielë e fundit e tetorit do sjellë dhe ndryshimin e akrepave të orës me 60 minuta pas për t’u futur në orën dimërore. Në orën 03.00 të natës, akrepat do të kthehen një orë pas, për të shënuar orën 02.00. Ndryshimi i orës bëhet automatikisht tek telefonat inteligjentë dhe orët elektronike, ndërsa orët mekanike duhet të kthehen manualisht një orë pas.
Ky orar do të na shoqërojë deri të dielën e fundit të marsit 2024.
Ndryshimi i orës është vendosur në vitet ’70 dhe qëllimi i saj ka qenë shfrytëzimi në maksimum i dritës së diellit, dhe kursimi i energjisë elektrike.
Parlamenti Evropian dëshiron t’i japë fund ndryshimit të orës, po kështu edhe shtetet anëtare të BE-së, por ende nuk ka një vendim. Kthimi i orës pas na mundëson të kemi më shumë dritë në mëngjes, por do të errësohet më shpejt.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.