Menjëherë pasi Dua Lipa pyeti fansat nëse po përgatitej për një album të ri pasi fshiu postimin e saj në Instagram, duket se ylli i popit nga Kosova është kthyer me një postim të ri shume misterioz. Fotografia është një pamje shumë afër gojës së Duas, teksa ajo mban një çelës mes dhëmbëve.
“Më kap ose shkoj…”
ishte përshkrimi i fotografisë, duke bërë që shumë fansa të dyshojnë se ky mund të jetë varg i ndonjë prej këngëve të saj.
Lipa publikoi albumin e saj të fundit, “Future Nostalgia”, në vitin 2020, duke arritur një sukses të jashtëzakonshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.